LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë rrezikohet biodiversiteti, kërkohet zbatimi i ligjeve

Në Kosovë rrezikohet biodiversiteti, kërkohet zbatimi i ligjeve

Ruajtja e biodiversitetit po vazhdon të mbetet një prej sfidave më të mëdha të njerëzimit. Kosova pavarësisht pozitës së mirë gjeografike dhe pasurive që ka, po rrezikon humbjen e biodiversiteteve bimore e shtazore.

Rrëqebulli, dreri dhe dhia e egër janë disa nga speciet të cilat janë në zhdukje, ndërsa po kërkohet zbatimi i ligjeve për mbrojtjen e biodiverisitetit dhe natyrës në përgjithësi.


Në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shënuar disa aktivitete në peizazhin e mbrojtur “Gërmia”.

Zëvendësministrja e mjedisit, Linda Çavdarbasha tha se Kosova deri tani ka krijuar politika të ndryshme për ruajtjen e biodervistetit, mirëpo të njëjtat nuk janë zbatuar sa duhet.

“Nëse vazhdojmë me këtë tendencë, atëherë impakti i njerëzve do të jetë shumë i madh dhe speciet do të zhduken deri në 1 mijë herë. Ekspertët supozojnë se nëse vazhdohet me këtë trend, humbje të diversitetit, do të ketë pasoja fatale edhe për njerëzimin. Shumë lloje bimore kanë vlera të jashtëzakonshme shëndetësore, andaj zhdukja e tyre do të thotë edhe zhdukjen e kësaj vlere. Viti 2021 duhet të jetë vit i reflektimit, i mundësisë dhe i zgjedhjeve. Pritet prej secilit prej nesh që të veprojmë duke treguar një vullnet të fortë për kornizën globale e cila do të ulë humbjen e biodiversitet dhe përfitimin e njerëzve në gjithë planetin tonë”, tha ajo.

Më tej, ajo ka theksuar se Kosova pavarësisht se është e pasur me biodiversitet, po rrezikon humbjen e tyre.

“Kosova edhe pse me një sipërfaqe të vogël është shumë e pasur me biodiversitet për shkak të pozitës gjeografike që ka, klimës… Kosova si shumë vende në botë po përballet me këtë problem. Reduktimi i sipërfaqeve pyjore, kualitative dhe degradimi i vazhdueshëm i tyre ka bërë që shumë lloje të cilat ne i kemi të jenë në zhdukje. Prej tyre mund të përmendim rrëqebullin, ariun e murrmë, drerin dhe dhinë e egër”, ka shtuar ajo.

Çavdarbasha ka kërkuar që të veprohet sa më shpejt dhe që të zbatohet ligji dhe rregulloret në fuqi.

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Behxhet Mustafa tha se biodiversiteti është vlera më e madhe e natyrës, ndaj ka bërë thirrje për zbatim të ligjeve.

“Kosova është një vend i vogël në kuadër të Ballkanit me 1,6 për qind të territorit. Por, në pikëpamje të vlerave të biodeversitetit është jashtëzakonisht e begatshme. Prej 7500 llojeve sa llogaritet që ka Ballkani të bimëve, diku 2500 lloje apo rreth 30% të tyre gjenden edhe në Kosovë. Kjo është një mrekulli dhe një diçka që duhet vërtetë t’i kushtojmë kujdes kësaj vlere të natyrës. Por, fakti është se kjo vazhdimisht po rrezikohet. […] Ligjet përkatëse për mbrojtjen e biodiverisitetit dhe natyrës në përgjithësi, fatkeqësisht nuk po zbatohen sa dhe si duhet”, ka shtuar ai.

Për rrezikun e zhdukjes së kafshëve të rralla ka folur edhe Fatos Lajçi nga organizata joqeveritare “Era”. Sipas tij, përveç rrëqebullit janë në rrezik edhe dreri e dhia e egër.

“Kjo specie e rrëqebullit atlantik është ekstremisht në rrezik nga zhdukja dhe ne shpresojmë shumë se qytetarët e këtij vendi bashkë me banorët e vendit do të luftojnë shumë që këtë specie që është ekstremisht e rrallë t’i ndihmojnë që të mos zhduket nga shteti ynë, nga Kosova. Kjo shtazë jashtëzakonisht e veçantë dhe në zhdukje e ka vendosur edhe gjeo-politikisht Kosovën në hartën e rëndësishme të strategjive botërore. Është ora e fundit kur ne të gjithë duhet të mendojmë për mbrojtjen e këtyre vlerave që ne i kemi”, ka potencuar ai.

Në Gërmi janë ekspozuar edhe materialet e përgatitura nga kjo organizatë, ku më pastaj bashkë me nxënësit e shkollës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, është organizuar ecje në shtigjet e Gërmisë.

Biodiversiteti paraqet llojshmërinë e jetës bimore dhe shtazore në tokë. Gjithsejtë ekzistojnë 1,75 milionë lloje bimore dhe shtazore, mirëpo akoma nuk është hulumtuar gjithë globi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori