LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë janë 500 biznese nga Gjermania (Video)

Në Kosovë janë 500 biznese nga Gjermania (Video)

Në Kosovë janë aktualisht duke ushtruar veprimtarinë e tyre 500 biznese nga Gjermania ka bërë të ditur Drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, në një intervistë për Telegrafin.

Ajo ka treguar se janë 67 janë degë të bizneseve gjermane në Kosovë.


“Sipas Agjencionit të Regjistrimit të Biznesit, në Kosovë janë 500 biznese gjermane, ku prej tyre 67 janë degë të firmave gjermane në Kosovë. Nëse i marrim të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë mbi Investimet e Huaja Direkte dhe nëse nxirret një mesatare për investimet direkte, janë 50 milionë euro investime në vit nga Gjermania dhe nëse e kemi totalin e investimeve për vitin 2017 janë 20 për qind investime nga shteti gjerman”, tha Hasani.

Krijimi i stabilitetit me energji elektrike dhe lehtësimi i procedurave për marrjen e lejeve, licencave të caktuara, sipas saj, duhet të jetë prioritet nga autoritetet kosovare për të nxitur investimet.

Hasani: Është rritur interesimi i bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Hasani: Është rritur interesimi i bizneseve gjermane për të investuar në Kosovë (Video)

“Bizneset gjermane duhet ta kenë stabilitetin e energjisë elektrike, procedurave për marrjen e lejeve dhe licencave të caktuara që të janë më të shpejta, të cilat janë disa nga gjërat që duhet të përmirësoheshin. është mjaftë me rëndësi për ndërmarrjet prodhuese që të ketë ndërtime të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë. Stabilieti me energji elektrike është i rëndësishme për të gjithë ata që donë të vijnë të investojnë në Kosovë”, tha Nora Hasani drejtoreshë menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. /Telegrafi/