LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë festohet ditëlindja e 74-të e ish-presidentit Clinton

Në Kosovë festohet ditëlindja e 74-të e ish-presidentit Clinton

Bill Clinton mbetet një nga personazhet më të respektuara në vendin tonë për shkak të kontributit të madh në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shoqata “Miqtë e Amerikës” për të 16-ën vit me radhë festuan ditëlindjen e ish-presidentit amerikan që sot mbush 74 vite.

Me këtë rast, kjo shoqatë vlerësoi kontributin e Clintonit dhe të institucioneve amerikane e aleatëve të tjerë të cilët ndihmuan Kosovën gjatë luftës së fundit.


Kryetari i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, tha se rinia jonë është e aftë njëjtë si të rinjtë e vendeve të tjera, e madje në disa fusha i tejkalon edhe ata me vendet që njihen me arsimim më të avancuar se Kosova.

“Dëshirojmë t’i dërgojmë mesazhe edhe institucioneve amerikane edhe aleateve tonë anekënd rruzullit tokësor që ne kemi një rini të mrekullueshme ne kemi rini që kanë një ardhmëri në kemi një rini që bota e përparuar ka nevojë për ta, se çdo ditë e më tepër rinia jonë me veprime të caktume po i tejkalojmë edhe shtetet e tjera që kanë një arsimim shumë më të avancuar se Kosova”, tha Rexhepi.

Ai tha se ndër qëllime të kësaj shoqate është që të angazhohet për realizimin e ëndrrave të rinisë kosovare.

Festimi i ditëlindjes së mikut të madh të shqiptarëve u shoqërua dhe me prerjen tortës dhe shpërndarjen e kartolinave dhe librave. /KP/