LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë i domosdoshëm Ligji për lustrimin e figurave publike

Në Kosovë i domosdoshëm Ligji për lustrimin e figurave publike

20 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, shteti i pavarur ende nuk ka ligj të lustracionit, përmes së cilit edhe do të mund të rregullohej pozita e personave që kanë punuar në ish-regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

Njohës të drejtësisë dhe të të drejtave të njeriut në Kosovë po vlerësojnë se një ligj i tillë është i domosdoshëm meqë persona të tillë që kanë zbatuar ligje diskriminuese, mbajnë pozita të larta në institucione të Kosovës.


Ligji për lustracionin konsiderohet të jetë përcaktues për vendosjen e një rregulli në shtet.

Në institucionet e Kosovës, e cila u pavarësua në vitin 2008, vazhdojnë të mbajnë pozita njerëz të cilët në kohën e ish-regjimit të Millosheviqit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe kanë zbatuar ligje diskriminuese kundër popullatës në Kosovë.

Sipas informacioneve që posedon KosovaPress, numri më i madh i personave të tillë është në vet institucionet e drejtësisë, Prokurori, e untitucione të tjera.

Behxhet Shala, kryetar i Këshillit për Lirinë dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, thotë se për të vendosur një rregull shteti duhet të miratojë ligjin për lustrimin e figurave publike.

“Shteti i Kosovës nuk mund të bëjë asgjë për faktin që nuk ka dosje, nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje. Kur dihet që një person ka bërë krime, ka qenë shkaktar i krimeve me pasoja fatale, shteti në bazë të Prokurorisë e inicon procedurën. Mirëpo për të vendosur një rregull atëherë ish dashur sikurse shtetet e tjera, e kanë miratuar ligjin për lustrimin e figurave publike. Ky ligj e parasheh mundësinë dhe ka për detyrim që figurat që kanë qenë më herët në kohën e ish Jugosllavisë , apo Serbisë, që ka qenë në pozitë që ka pas mundësi të bëjë shkelje masive te të drejtave të njeriut, ato figura mos të kenë mundësi që në organet e tjera shoqërore tani të bëjmë shkelje të njëjta”, tha Shala.

Me këtë ligj, thotë Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, prokurori i shtetit në bazë të fakteve do të mund të fillonte procedura penale, ndaj personave të caktuar.

“20 vjet pas përfundimit të luftës, ende nuk ka një ligj të lustracionit i cili ligj do të rregullonte pozitën e personave të cilët kanë punuar në ish regjimin e Millosheviqit, rolin e tyre, e në raste të caktuara kur të njëjtit kanë vepruar edhe në kundërshtim me ligjin, kanë zbatuar ligje diskriminuese kundër popullatës atëherë në atë kohë në Kosovë, atëherë do të duhej që prokurori i shtetit në bazë të fakteve që mund t’i gjejë edhe të fillojë procedura penale”, thotë ai.

Instituti i Kosovës për Drejtësi vlerëson se një ligj i tillë është i domosdoshëm.

Miftaraj sqaron se si mund të përdorën këta persona për qëllime politike.

“Ne si Institut i Kosovës për Drejtësi mendojmë që është e domosdoshme të kemi një ligj të lustracionit, pasi që ne sot shohim në pozita, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, numër të madh të personave, të cilat i kanë shërbyer qoftë sistemit të Millosheviqit, qoftë kanë punuar në pozita në atë kohë në sistem të drejtësisë dhe të cilët kanë zbatuar ligje diskriminuese të cilat janë shfuqizuar në kohën e UNMIK-ut me rregullore numër 1 të aprovuar në atë kohë përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm. Kjo nënkupton që këta persona të cilët kanë punuar në atë kohë janë mundësi unike për tu shantazhuar, keqpërdorur, përdorur nga politika që është sot në pushtet dhe për ti shfrytëzuar për interesat e tyre partiake personale, apo ku e di unë”, tha Miftaraj.

Ndërkohë në Serbi persona që dikur kanë punuar afër Millosheviqit, sot mbajnë pozita të larta në institucionet ekzekutive.

Nga viti 2013 Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë dialogojnë për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjes së një marrëveshje finale mes të dy vendeve.

Politikanët e Kosovës ulen në tavolinën e bisedimeve me Aleksandër Vuqiq dhe Ivica Daqiq, që njihen si njerëz të afërt me Sllobodan Millosheviq.

Profesori dhe juristi Mazllum Baraliu thotë se në aspektin e denigrimit të atij regjimi, që sipas tij nga ata persona vazhdohet edhe sot, plani diplomatik dhe politik ka më shumë efekt sesa ngritja eventuale e aktakuzave.

Ai thotë se ata janë vazhdimësi e regjimit të Milloshevqiit dhe politikanët kosovarë duhet që këtë t’i bëjnë me dije të gjithë faktorit ndërkombëtar.

“Shteti i Kosovës do të duhej që t’i bëjë me dije të gjithë akterët dhe faktorët relevantë ndërkombëtar në takimet e tyre që kanë shtetërore si përfaqësues të institucioneve shtetërore, si përfaqësues të tre shtyllave të pushtetit, në takime diplomatike që këta njerëz janë kreu i Republikës së Serbisë, nënkryetari i qeverisë dhe shefi i diplomacisë serbe janë njerëzit më të afërt të Millosheviqit dhe diktaturës së tij gjenocid-bërëse në Kosovë, nacional socialiste dhe shoveniste që ka bërë krime dhe gjenocid në Kosovë. Këtë duhet në çdo takim të ua bëjë me dije njerëzve që kanë kontakte, sepse këta kanë ditur vazhdimisht në mënyrë perfide, që t’i kamuflojnë sjelljet e tyre dhe të paraqiten si demokrat”, thotë ai.

Nisma për krijimin e një ligji për lustrim, ka pasur rreth 10 vjet më parë në Kuvendin e Kosovës, por kanë ngecur meqë nuk ka pasur gatishmëri të mjaftueshme të deputetëve në pushtet, për ta miratuar atë.

Sllobodan Millosheviq ishte president i Serbisë dhe Federatës Jugosllave.

Nga luftërat e shkaktuara nga ai, dhe ushtria jugosllave, së paku 15 mijë shqiptarë u vranë, e 1 milion tjerë u deportuan nga tokat e tyre./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori