LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 2,192 raste aktive me coronavirus

Në Kosovë 2,192 raste aktive me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17.943 raste nga 87.147 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 663 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se de numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.192.


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka apeluar që të gjithë të jemi të kujdesshëm ndaj pandemisë në mënyrë që të mundësohet funksionimi i hapur të shtetit.

Zemaj ka shkruar në Facebook se shteti duhet të jetë i hapur.

“Nxënësit duhet të vazhdojnë të vijojnë mësimin në shkolla, bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë, qytetari të mos varfërohet nga pamundësia për të punuar. Ndërsa për ata që shkelin masat anti COVID-19, duhet të zbatohet në përpikëri Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e pandemisë COVID-19, nga organet e rendit”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori