LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 1,475 raste aktive me coronavirus dhe 13,420 të shëruar

Në Kosovë 1,475 raste aktive me coronavirus dhe 13,420 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 15.520 raste nga 66.624 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.420 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.475.


Një ditë më parë infektologu Valbon Krasniqi, njëherësh ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka thënë që situata me pandeminë, gjatë javëve të fundit është normalizuar.

Ai ka thënë se situata me COVID-19 më e qetë, por fundi i pandemisë duket se nuk është afër

Krasniqi ka theksuar që respektimi i masave nga ana e qytetarëve sjell rezultate.

“Duhet ta shohim si një proces që ka një fillim, por ka edhe një fund i cili nuk po duket që është afër. Nga faza që e kaluam në korrik dhe në gusht, tash kemi situatën më të qetë. Duhet ta shohim në tërësi si proces, e jo në periudha të ndara”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori