LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë 12 raste me COVID-19, IKSHPK thotë se pandemia ende s’ka mbaruar – bën thirrje për kujdes të shtuar

Në Kosovë 12 raste me COVID-19, IKSHPK thotë se pandemia ende s’ka mbaruar – bën thirrje për kujdes të shtuar
Foto: Ilustrim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur që në Kosovë janë 12 raste me COVID-19.

Po ashtu sipas njoftimit të fundit të tyre bëhet e ditur se numri i të shëruarve është tre persona, ndërsa teste të kryera në 24 orët e fundit janë 65.


Gjithashtu IKShPK-ja, ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kenë kujdes kujdes të shtuar pasi pandemia me COVID-19 ende nuk ka mbaruar.

Sipas IKShPK-së përmes një njoftimi bëhet e ditur se në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19.

IKSHPK bën të ditur se Kosova po vazhdon të shënojë numër të vogël të rasteve të reja të COVID-19.

“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftim.

Po ashti siç bëhet e ditur në njoftim, me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që të vaksinohen.

“MSh dhe IKShPK  rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të  vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKShPK-së.

Ndërkaq, në Kosovë ka ende raste me COVID-19, ndërsa në Kinë përhapja e këtij virusi ka evoluar me të  madhe.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë të ditur se zyrtarët kinezë duhet të ndajnë më shumë informacione në kohë reale rreth infeksioneve me COVID-19.

Siç thonë ata, shumë nga kufizimet e rrepta të vendosura shkaku i coronavirusit, autoritetet kineze i kanë hequr gjatë javëve të fundit, por rastet janë rritur dhe disa vende tani po kontrollojnë udhëtarët nga Kina.

Zyrtarët e OBSH-së thonë se duan të shohin më shumë të dhëna për shtrimet në spital, pranimet në njësinë e kujdesit intensiv dhe vdekjet.

Ajo gjithashtu kërkon shifra për numrin e personave të vaksinuar, raporton bbc..

Shtetet e Bashkuara, Spanja, Franca, Koreja e Jugut, India, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Tajvani kanë vendosur të kërkojnë teste negative për udhëtarët e ardhur prej Kinës, pasi kanë frikë nga një përhapje e virusit.

Ndryshe, Kina ka qenë epiqendra e fillimit të pandemisë së coronavirusit, i cili u shpërnda në të gjithë botën. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori