LAJMI I FUNDIT:

Në Klinë fillon festivali “I këndojmë lirisë”

Në Klinë fillon festivali “I këndojmë lirisë”

Në Klinë nis festivali folklorik “I këndojmë lirisë”, që mbahet më 6, 7 dhe 8 qershor.

Edicioni 19-të nis në Çabiq, në vendlindjen e Mujë Krasniqit-Kapuçit. Në hapjen e festivalit para Kullës muze, më këngë e valle do të paraqitën rapsodë e instrumentistë nga Kosova dhe Shqipëria. Në Çabiq do të shtrohet edhe sofra tradicionale e këtij fshati. Ndërkaq, në qytetin e Klinës, gjatë ditës në Sheshin “Mujë Krasniqi” do të bëhet parakalimi i shoqërive dhe grupeve artistike, me afro 700 pjesëmarrës. E veçanta e festivalit të sivjetmë është se do të mbahet në këtë shesh.


Në mbrëmjen e parë në skenë do të paraqitën shoqëri artistike, ansamble e rapsodë nga Hani i Elezit, Burimi, Gjakova, Shkodra, Lushnja, Deçani, Tropoja, Zvicra, Turqia, e të tjerë. Edhe në dy netët të tjera do të vazhdoi konkurrimi. Në përmbyllje të festivalit ndahen çmimet për tekst, interpretues, valle, instrumentist etj. /Telegrafi/