LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim të shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë

Në kërkim të shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë

Jack Goldfarb, në një restorant francez në Nju Jork, është ulur në një tavolinë përballë dritares dhe po lexon diçka.

Ai tregon një artikull gazete që ia kanë dërguar nga Izraeli. Artikulli i botuar në gazetën “The Time of Israel” në datën 19 janar titullohet “Çfarë i bëri myslimanët e Shqipërisë të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar hebrejtë nga Holokausti”.

Theksimi i fesë “myslimanë” është gjë e re, nuk është përdorur përpara kur flitej për shpëtimin e hebrejve nga shqiptarët.

Mes shqiptarëve që kanë shpëtuar hebrejtë ka pasur edhe katolikë.

“Për shkak të tensionimit të marrëdhënieve midis myslimanëve dhe Izraelit, po theksohet sot se megjithëse qenë myslimanë, ata i kanë shpëtuar hebrejtë. Ka më shumë të bëjë me aktualitetin se sa me periudhën e Luftës së Dytë Botërore”, shpjegon Jack Goldfarb.

Jack Goldfarb ka shkruar vetë shumë artikuj për hebrejtë e shpëtuar në Shqipëri. Shqiptarët dhe shpëtimi i hebrejve prej tyre është bërë temë e jetës për Jack Goldfarb.

Kur vizitoi për herë të parë Shqipërinë më 1994, ai kishte vizituar të gjitha vendet e Evropës, përveç Shqipërisë. Kur filloi të lexonte për Shqipërinë ndeshet në librin “Rescue in Albania” të Harvey Sarner.

Çka lexoi nuk iu shkëput më kurrë prej mendjes.

“Një vend i vogël si Shqipëria, i varfër, dhe me humanizëm kaq të madh”, thotë ai.

Që nga ajo kohë filloi të vizitonte Shqipërinë në kërkim të historive si u shpëtuan hebrejtë në Shqipëri, në gjurmë të familjeve shqiptare që shpëtuan hebrejtë. Kjo duket se nuk ishte shumë e lehtë. Ka kaluar shumë kohë. Shumë njerëz kanë shkuar. Të vërtetat janë zëvendësuar me legjenda dhe anasjelltas.

Në Shqipëri Jack Goldfarb është takuar me familjen Veseli, Qosja, Biçaku, Zyma, Kilica. Në gjurmë të historive në Shkodër, Berat, Durrës, Kavajë, Tiranë.

“Ne nuk e harrojmë”

“Shqiptarët vetë nuk i japin shumë rëndësi asaj që kanë bërë. Unë e kuptoj këtë. Për ta ka qenë gjë e zakonshme të shpëtosh njerëz në nevojë. E kanë bërë dhe e kanë harruar. Por, ne nuk e harrojmë. Histori si ato nga Shqipëria nuk ka pasur as në Poloni, as në Francë, as në Belgjikë, për të mos përmendur Gjermaninë”, thotë ai

75 është numri i ashtuquajtur “righteous gentiles” nga Shqipëria, njerëzve që nderohen se kanë venë jetën në rrezik për të shpëtuar hebrejtë e rrezikuar nga nazistët. Vetëm tre prej tyre marrin ndihmë financiare nga programi i fondacionit “The jewish Foundation for the righteous”. Një numër shumë i vogël krahasuar me numrin e popullsisë dhe rastet e hebrejve të shpëtuar.

Të gjithë bëjnë pyetjen si ka qenë e mundur, që një vend aq i vogël dhe aq i varfër të bënte një akt aq të madh human.

Jack Goldfarb nuk pranon kur dikush i thotë se hebrejtë e kanë blerë me para shpëtimin e tyre.

“Nuk është e vërtetë thotë ai. Po të ishte kështu do të kishte qenë e mundur edhe diku tjetër. Familjet kanë qenë të varfëra. Sigurisht që kanë pasur nevojë për ndihmë, sepse nuk kanë qenë në gjendje të mbajnë për një kohë të gjatë, ka pasur raste deri në tetë vetë”, thotë Goldfarb.

Ai mendon se për të shpjeguar si ka qenë e mundur ajo që ka bërë Shqipëria, nuk ka një përgjigje të vetme. Për shkak të fesë, për shkak të besës, për shkak të kanunit, të mikpritjes. Pse Shqipëria shpëtoi hebrejtë është një pyetje që ka shumë përgjigje, mendon ai.

Projekti aktual i Jack Goldfarb është organizimi i një koncerti për të nderuar Shqiptarinë për humanizmin e treguar në shpëtimin e hebrejve. Për ta realizuar këtë projekt i duhet edhe ndihma e shqiptarëve. /DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori