LAJMI I FUNDIT:

Ne kemi gjetur zyrën më të bukur dhe ju patjetër nuk do të dëshironi të shkoni në shtëpi nga këtu

Ne kemi gjetur zyrën më të bukur dhe ju patjetër nuk do të dëshironi të shkoni në shtëpi nga këtu

Hapësirë pune e përbërë nga vetëm një dhomë prej 72 metrash katrorë e cila është pjesërisht e mbuluar me një mur transparent

Firma arkitekturore spanjolle SelgasCano ka bërë disa projekte interesante në mbarë botën – nga Auditorio de Badajoz, Auditorio El Batel Cartagena dhe Auditorio de Plasencia në Spanjë, por puna e tyre lë gjurmë edhe në Londër, Portugali dhe Los Angeles deri te një shkollë dhe një qendër vaksinimi në Afrika.


Projekti më i vizituar, megjithatë, është zyra e tyre arkitekturore në mes të pyllit, pra afër Madridit, e cila është ndërtuar në vitin 2008, transmeton Telegrafi.

Jose Selgas dhe Lucia Cano projektuan një hapësirë pune 18 metra të gjatë, rreth katër metra të gjerë dhe rreth 2.5 metra të lartë.

Përbëhet nga vetëm një dhomë prej 72 metrash katrorë, e cila është e mbuluar pjesërisht me një mur transparent.

Më saktësisht, muret në njërën anë janë prej fije qelqi 11 centimetra të trashë dhe ofrojnë një pamje spektakolare të mjedisit nga vendi i punës. Ndaj punëtorëve u duket se po punojnë vërtet në pyll.

Megjithatë, tavolinat janë të mbrojtura nga rrezet e diellit dhe mundësojnë punë normale gjatë gjithë ditës.

Një pjesë e ndërtesës është e futur 1.2 metra nën tokë dhe kjo është arsyeja pse zyra mbetet me ajër të kondicionuar mirë edhe gjatë verërave më të nxehta spanjolle.

/Telegrafi/