LAJMI I FUNDIT:

Në Kavdar vendoset sistem zërimi në semafora për të ndihmuar personat me pengesa në shiqim

Në Kavdar vendoset sistem zërimi në semafora për të ndihmuar personat me pengesa në shiqim

Në qytetin e Kavadarit kanë filluar të instalohen sistemet zanore në semaforë, që u ndihmon atyre që kanë pengesa në shikim, të lëvizin më lehtë nëpër rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zbatimin e projektit e bën të ditur kryetari i këtij qyteti, Aleksandar Panov, i cili thotë se kjo ishte kërkesë e Shoqatës së personave me pengesa në shikim e qytetit të Kavadarit.


Kryetarja e kësaj shoqate, Sultana Josheva tha se ky sistem është mjaft i rëndësishëm për personat me pengesa në shikim, pasi që lehtëson jetën e përditshme të tyredhe kryerjen e nevojave të tyre të përditshme./Telegrafi/