LAJMI I FUNDIT:

Në katër vjetorin e vdekjes së Demaçit, Kurti: Ishte veprimtari më unik dhe më autentik

Në katër vjetorin e vdekjes së Demaçit, Kurti: Ishte veprimtari më unik dhe më autentik

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar sot në katër vjetorin e vdekjes veprimtarin e çështjes kombëtare Adem Demaçi.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Adem Demaçi është sinonim i qëndresës dhe rezistencës në kundërshtimin e pushtetit shtypës jugosllav e serb mbi shqiptarët.

“Ai ishte veprimtari më unik dhe më autentik. Idealisti që qëndroi 28 vjet në burgjet gjithandej ish-Jugosllavisë. Dy prej tyre, Pozharevcin e Nishin, dhjetëfish më pak në kohëzgjatje, do t’i përjetoja edhe unë, pasi isha arrestuar nga policia serbe, ndër tjera edhe si bashkëpunëtor i Adem Demaçit. Aty pashë vendet ku Baca Adem ishte kalitur politikisht, shpirtërisht e fizikisht, duke kujtuar rrëfimet e dëgjuara prej tij për vitet e shumta kaluara në ato burgje”, ka shkruar  Kurti, transmeton Telegrafi.

“Më 1997, Baca Adem Demaçi mbështeti protestat e organizuara nga ne studentët e Universitetit të Prishtinës. Pas shpërthimit të luftës, më 13 gusht 1998, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e emëroi Adem Demaçin përfaqësues politik të UÇK-së. Këtu pata fatin t’i bashkohem në zyrën e tij në Prishtinë, në lagjen Tophane, si sekretar i tij, për mbi gjashtë muaj. Gjatë kësaj kohe, ai afirmoi e mbrojti politikisht UÇK-në në mes të Prishtinës, duke takuar diplomatë ndërkombëtarë dhe mbajtur konferenca për media, si zë i një force politike dhe ushtarake që luftohej nga Serbia”.

Më tej Kurti ka thënë se “Edhe në lirinë e pasluftës, Adem Demaçi vazhdoi të ishte busull i lirisë. Ky njeri që 28 vjet të jetës i kishte kaluar pa liri, ishte mishëruar me lirinë deri në një nivel ontologjik. Duke e jetuar personalisht fatin kolektiv dhe historik të popullit të tij, Adem Demaçi, ky lexues në kushte burgu i Hegelit, e kishte trupëzuar historinë e shqiptarëve fiks siç kishte shkruar Hegeli, që ‘historia është përparimi i vetëdijes së popujve për liri’. Ai qe fibri më i ndjeshëm i lirisë sonë, derisa vdiq më 26 korrik 2018 në Prishtinë, sot e 4 vjet më parë”.

Kryeministri Kurti thotë se ata që për shkak të rrethanave nuk kanë mundur ta njohin në të gjallë Adem Demaçin bashkë me veprën e tij, rruga më e mirë për ta bërë është duke lexuar romanin e tij autobiografik “Dashuria kuantike e filanit”.

“Në të, siç ka thënë vetë Baca Adem: ‘Rrëfej jetën time që të shohësh se si shqiptarët më gatuan për të mirën e vet dhe se si pushtuesit serbë më kalitën e më farkuan për sherrin e për të zezën e vet’. Kurse ata që ndjehen të frymëzuar nga jeta dhe vepra e tij, mund ta ndjekin atë përmes gjurmëve të idealeve të lëna pas, nga formimi patriotik te konsistenca politike dhe nga besimi stoik te qëndrimet humane. Lavdi jetës dhe veprës së Bacë Adem Demaçit dhe gjithë trashëgimisë së tij politike, kulturore dhe historike”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori