Rreth 600 trupa amerikane dhe aeroplanë kanë mbërritur në Japoni mes frikës se Koreja e Veriut mund të rrezikojë luftën duke hedhur një raketë tjetër balistike nesër.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, trupat amerikane janë nisur drejt Japonisë për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake vjetore, të koduara me emrin “Orient Shield”.


f111

Anëtarët e Brigadës së parë Stryker nga Fort Wainwright, Alaska, do të stërviten së bashku me trupat japoneze gjatë ushtrimit dyjavor.

Në stërvitje do të marrin pjesë helikopterë AH-64 Apache dhe UH-60 nga Brigada e Aviacionit Luftarak.

f222 1 H-BOMB: Një foto e Kim Jong-un duke inspektuar atë që duhet të jetë një bombë nukleare

Trupat amerikane do të stërviten së bashku me ushtarët japonezë nga regjimenti i 34-të i këmbësorisë në zonën e manovrimit të East Fuji.

Trupat thuhet se janë vendosur në veri të vendit.

Kapiteni Adam Bowen, një zëdhënës i Brigadës së parë Stryker, tha se ekipi i tij është gati të merret me çdo provokim nga Koreja e Veriut.

Ai tha: "Ne jemi duke u fokusuar vetëm në misionin tonë dhe për të siguruar se ne jemi gati për çdo gjë ". /Telegrafi/