eksperti ad

Në Itali, 662 njerëz vdiqën brenda 24 orësh. Janë regjistruar 6153 raste të reja të infektimit me coronavirus dhe tashmë vendi ka regjistruar gjithsej 8165 njerëz të vdekur.

Shkalla e epidemisë në Itali është më e keqja në botë. Vetëm në Lombardi janë raportuar edhe 2500 raste të tjera të infeksionit me coronavirus, transmeton Telegrafi.


"Fatkeqësisht, numrat nuk janë shumë të mirë, numri i të infektuarve është rritur pak a shumë në krahasim me ditët e kaluara. Kemi 2500 infeksione të reja", tha presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana.

"Unë jam personalisht i shqetësuar", u shpreh ai.

Shefi i mbrojtjes civile italiane Angelo Borelli dhe njeriu kryesor në luftën kundër coronavirusit dje nuk mori pjesë në një konferencë për shtyp sepse ai kishte ethe dhe sot u njoftua se ai ishte negativ për coronavirus.

Borrelli është karantinuar të mërkurën për shkak të etheve dhe vuan nga një formë më e butë e gripit, por po punon nga shtëpia dhe në kontakt të vazhdueshëm me njësinë e krizave të agjencisë. /Telegrafi/