Në Gjilan një person sulmon fizikisht nënën


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, është arrestuar një person i dyshuar (i nacionalitetit serb), pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/11/2017





































