Në Gjilan do të mbahet panairi tradicional “Forco Traditën” me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Me rastin e Festës së Flamurit dhe 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në bashkëpunim me Drejtorinë e Bujqësisë dhe OJQ-në Gruaja Hyjnore – Gjilan organizojnë panairin tradicional “Forco Traditën”.
Panairi do të zhvillohet më 28 dhe 29 nëntor, në sheshin “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”, në qendër të qytetit.
Ky aktivitet synon të fuqizojë zhvillimin ekonomik lokal, duke ofruar një platformë për prodhuesit, artizanët dhe bizneset vendore për të prezantuar punën dhe produktet e tyre.
Organizatorët theksojnë se panairi kontribuon në rritjen e qarkullimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, duke i motivuar ato të vazhdojnë traditën e prodhimit vendor. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































