LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani bëhet thirrje që çdo person të vaksinohet me dozën shtesë, për shkak të valës së katërt të COVID-19

Në Gjermani bëhet thirrje që çdo person të vaksinohet me dozën shtesë, për shkak të valës së katërt të COVID-19

Ministrat rajonalë të shëndetësisë në Gjermani kanë rënë dakord që çdo person në vend të vaksinohet me dozën përforcuese anti-COVID pasi vala e katërt e pandemisë po zmadhohej në vend.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Jens Spahn, ministri federal i shëndetësisë gjithashtu ka bërë thirrje për të njëjtën kërkesë.


Sidoqoftë, komisioni gjerman i vaksinave, Stiko, i ka miratuar dozat përforcuese vetëm për personat mbi moshën 70-vjeçare dhe me ata që kanë sëmundje ekzistuese që janë më të rrezikuar.

Thirrja vjen pasi Gjermania të premten regjistroi 37 mijë raste të reja në 24 orët e fundit – një rritje rekorde për të dytën ditë me radhë.

Ministrat e shëndetësisë nga 16 shtetet e Gjermanisë u takuan për dy ditë bisedimesh se si duhet trajtuar trendi në rritje.

“Shtetet federale pajtohen që të gjithë personat që kanë kryer vaksinimin e plotë gjashtë muaj më parë ose më shumë, do të duhet të jenë në gjendje të marrin dozën përforcuese”, ka deklaruar, ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori