LAJMI I FUNDIT:

Në Gjakovë, vërshimet i marrin jetën një 76-vjeçari

Në Gjakovë, vërshimet i marrin jetën një 76-vjeçari

Isak Tahiri, 76 vjeçar, nga fshati Dol i Gjakovës, ka gjetur vdekjen në një tjetër fshat të kësaj komune, si pasojë e vërshimeve që kanë shkaktuar reshjet e shumta të shiut gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Komunës së Gjakovës, Ali Tafarshiku, e ka konfirmuar për portalin Koha.net se rasti ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Kushavec, pasi që një përroskë në këtë fshat kishte ngritur nivelin e ujit nga reshjet. I ndjeri, po provonte të kalonte mbi një urë të kësaj përroske kur ka rënë në ujë.


“Fillimisht rasti ishte regjistruar si zhdukje, por më pas për fat të keq është gjetur pa shenja jete trupi i të moshuarit Jak Tahiri”, ka treguar Tafarshiku.

Rreth orës 13:00 stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatën se një person ka humbur jetën gjatë kalimit të përroit të fshatit, niveli i të cilit ishte rritur si pasojë e reshjeve të ditës. Policia thotë se sapo kishte marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes ndërsa pas rreth një orë e gjysmë kërkimi me njësitet emergjente relevante kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës J.(S).T i moshës 76 vjeçare nga komuna e Gjakovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i spitalit rajonal Gjakovë.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha masat e duhura, ndërsa në konsultim me prokurorin e shtetit trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve”, thuhet në komunikatën e Policisë rajonale në Gjakovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori