LAJMI I FUNDIT:

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin – përveç një lojtari

Në gardën e nderit, të gjithë e duartrokitën Kloppin – përveç një lojtari

Tifozët e Liverpoolit kanë parë që Darwin Nunez ishte lojtari i vetëm që nuk duartrokiti Jurgen Klopp gjatë gardës së tij të nderit në Anfield. Trajneri u dha lamtumirën Reds pas fitores 2-0 kundër Wolves në xhiron e fundit të sezonit 2023-24 të Ligës Premier.

Ishte një pasdite emocionale në Merseyside pasi Liverpool i dha lamtumirën trajnerit të tyre më të suksesshëm në 30 vitet e fundit. Gjermani është i vetmi njeri që ka udhëhequr gjigantët anglezë drejt titullit të ligës që nga fillimi i ligës me një format të ri në 1992. Ai gjithashtu ndihmoi ekipin e tij për një trofe të gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Disa nga lojtarët u përlotën, përfshirë edhe kapitenin Virgil van Dijk që ishte dukshëm emocional teksa përqafoi trajnerin gjerman për një herë të fundit në fushë.

Trent Alexander-Arnold u pa gjithashtu duke u përpjekur të frenonte lotët teksa lojtarët e Liverpoolit iu bashkuan mbështetësve në interpretimin e fundit të “You’ll Never Walk Alone” të sezonit. Megjithatë, nuk dukej të ishte një rast kaq i madh për çdo lojtar.

Darwin Nunez u fut në lojë si zëvendësues në pjesën e dytë në ndeshjen e fundit të Klopp, me dyshen që ndanë një përqafim përpara se uruguaiani të dilte në fushë për herë të fundit nën drejtimin e trajnerit të tij.

Sulmuesi ka marrë kritika të rënda javët e fundit për formën e tij të dobët para portës, dhe si rezultat ai mbeti jashtë formacionit, duke u zëvendësuar nga Cody Gakpo në formacionin startues.

Pamjet janë shfaqur nga ceremonia e Klopp në fushën e Anfield, e cila tregon çdo anëtar të stafit të Liverpoolit duke duartrokitur për trajnerin e tyre në largim, përveç Nunez. Kjo ka bërë bujë në internet pasi duket si mungesë respekti për një nga strategët më të mirë të Ligës Premier të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Përfaqësueset
Barcelona po tenton ta shes yllin e skuadrës për ta paguar klauzolën e Nico Williams

Barcelona po tenton ta shes yllin e skuadrës për ta paguar klauzolën e Nico Williams

La Liga
Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Rakitic shpërndan një postim që trazon ujërat te kroatët, pas barazimit me Shqipërinë

Përfaqësueset
Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Turqi - Portugali

Sot luhen tri ndeshje në Euro 2024: Vëmendja në sfidën Turqi - Portugali

Ndërkombëtare

"Ndaj tij do të zbatohen sanksione disiplinore dhe financiare" - klubi i Rubin Kazanit me reagim për situatën e Mirlind Dakut

Përfaqësueset
Kritikat e mëdha për Harry Kane, reagon edhe legjenda Alan Shearer

Kritikat e mëdha për Harry Kane, reagon edhe legjenda Alan Shearer

Ndërkombëtare
Kalo në kategori