0Shares

Forumi ndërkombëtarë për arkitekturë dhe inxhinieri “Share Tirana 2018”, do të mbahet më 20 shkurt në Tiranë. Në aktivitetin arkitekturor janë të ftuar edhe arkitektët e Maqedonisë, ndërsa regjistrimi në këtë aktivitet për anëtarët e Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë është pa pagesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky manifestim do të jetë një rast i shkëlqyer për shkëmbimin e ideve, njohurive, përvojave dhe për rrjetëzim me kolegët e vendeve tjera.

Në këtë forum në Tiranë do të paraqiten arkitekët e 10 vendeve si Shqipëria, Bullgaria, Italia, Belgjika, Rumania, Kosova, Irani, Maqedonia, Holanda dhe Britania e Madhe, me projektet e tyre të shpërblyera.

Ky aktivitet organizohet si rezultat i partneritetit në mes të Shoqatës së Arkitektëve të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës./Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)