LAJMI I FUNDIT:

Në fund të vitit 2019 Maqedonia ka numëruar mbi dy milion banorë

Në fund të vitit 2019 Maqedonia ka numëruar mbi dy milion banorë

2.502.892 ky është numri i qytetarëve të Maqedonisë. Këto të dhëna jepen nga Ministria e Brendshme sipas të dhënave të numrave të amë, por këtu përfshihen të gjithë shtetasit, si në vend ashtu edhe ata jashtë vendit.

Ministria e Brendshme duhet të jetë një nga institucionet, bazat e të dhënave të të cilit do të përdoren për regjistrimin e planifikuar për pranverën e ardhshme. Sipas ligjit të propozuar, por jo të miratuar ende, regjistrimi do të kryhet me një metodë të kombinuar, kështu që përveç mbledhjes tradicionale të të dhënave në terren, do të përdoren regjistrat e të dhënave të institucioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni..


“Shkojmë çdo vend, tek secili, por nuk i mbledhim të gjitha të dhënat. Atë çka kemi në bazat, normal që për ato persona që pyesim do të kemi mundësi që ti shikojmë të dhënat, të kontrollojnë nëse janë ato të dhëna, eventualisht mos janë vjetërsuar gjegjësisht të mos ketë ndryshime ndërsa ai nuk i ka përditësuar në kohë ato ndryshim, por në bazë qëndron ende gjendja e më hareshme. Megjithatë këto janë raste shumë të rralla”, thotë Apostol Simovski djejtro i Entit Shtetëror për Statistika.

Sipas Entit Shtetëror për Statistika, në fund të vitit 2019 popullsia në vend ishte 2.076,255. Por Simovski shpjegon se kjo shifër bazohet në regjistrimin e vitit 2002 të kombinuar me numrat e lindjeve dhe vdekjeve që nga ajo kohë, si dhe informacionin mbi migrimin e jashtëm. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare për emigrantët nuk pasqyrojnë ato reale. Një përgjigje e saktë mund të jepet nga kërkimi më masiv statistikor, i cili nuk është bërë në vend për gati dy dekada,

Ministria e Brendshme ka të dhëna për shtetasit e mërguar të Maqedonisë të cilët raportuan se ishin jashtë vendit ose ishin regjistruar kur morën dokumente në ambasada. Numri që morëm është 158.122. Janë 103.883 jashtë vendit, ndërsa 54.239 persona kanë statusin e diasporës, përcjell Telegrafi Maqedoni..

Por, këtu mungojnë ata qytetarë që punojnë dhe jetojnë jashtë dhe nuk janë regjistruar për asnjë arsye. Një numër serioz më i lartë i emigrantëve u tregua nga raporti i Bankës Botërore për Migracionin, sipas të cilit mbi 440 mijë qytetarë u larguan nga vendi deri në vitin 2010.

Sipas Aposolovit, parashikohet që në këtë moment të numërohen banorët, përveç rezidentëve edhe ato që kanë emigruar jo më shumë se 1 vit, si dhe të huajt që kanë jetuar këtu për më shumë se 1 vit. Qytetarët e Maqedonisë që kanë jetuar jashtë për më shumë se një vit do të numërohen në një kategori të veçantë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori