LAJMI I FUNDIT:

Në Finlandë shpërndahen tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës shqipe

Në Finlandë shpërndahen tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës shqipe

Është bërë e ditur se në Finlandë janë shpërndarë tekste shkollore për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, të dërguara nga Qendra e Botimeve për Diasporën.

Shpërndarja përfundoi përmes Bordit Kombëtar të Arsimit (Opetushallitus – OPH) pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës të Finlandës, falë punës dhe bashkëpunimit të Konsulles së Nderit atje, Lili Verdha.


Siç njoftohet 400 çanta me Abetare (dhe materiale plotësuese), 100 fjalorë figurativë Shqip-Anglisht dhe 100 libra me Përralla Dygjuhëshe kanë mbërritur te nxënësit e shkollave fillore dhe të fëmijëve parashkollorë nëpër gjithë Finlandën.

Po ashtu 780 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, janë dërguar falas në Finlandë nga Qendra e Botimeve për Diasporën, nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe përmes bashkëpunimit me MEPJ-në.

Tekste të ndryshme shkollore, tekste cilësore që kanë shënjuar letërsinë shqipe, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike, akses online të botimeve tona dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme” janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori