Shërbimet Informative kudo në botë janë një nga shtyllat më të rëndësishme sa i përket sigurisë nacionale. Megjithatë në opinion dihet shumë pak për aktivitetet e tyre për shkak të natyrës së punës që kanë, dhe për faktin se duhet të mbeten sekret operacionet për të mos shkuar dëm hetimet në raste të caktuara.
Më poshtë ju sjellim 10 shërbimet informative më të fuqishme dhe të organizuara në botë, që ndër vite kanë arritur të parandalojnë sulme të ndryshme terroriste dhe të përkujdesen për sigurinë kombëtare, transmeton Telegrafi.
CIA
Kur flasim për sigurinë kombëtare të SHBA-ve, nuk ka sesi të mos përmenden agjencitë si FBI, DIA, NSA, por ajo që konsiderohet si më e njohura është CIA. Kjo agjenci është themeluar në vitin 1947, si një nga agjencitë më të mira dhe të pavarura në botë. Funksioni kryesor i saj është analizimi i të dhënave për shtetasit e huaj, analizat e të dhënave të kërkuara nga zyrtarët e lartë të SHBA-së, si dhe operacionet speciale për presidentin e Shteteve të Bashkuara. Kjo agjenci gjendet pak kilometra larg Washingtonit.
MOSSAD
Shërbimi i njohur informativ i Izraelit, që para se gjithash merret me mbledhjen e informatave për të luftuar terrorizmin. Për çdo aktivitet të kësaj agjencie, drejtori i përgjithshëm i raporton kryeministrit të vendit. Agjentët e tyre janë të fokusuar në mbledhjen e informacioneve që janë të dobishme për Izraelin. Njësia e tyre më e mirë konsiderohet të jetë Mostad.
MI6
Shërbimi Informativ britanik i njohur si MI6 është themeluar para Luftës së Parë Botërore. Shtabi Qendror njihet ndryshe si “SIS Building” dhe gjendet në Londër. MI6 ka marrë pjesë në ngjarje të ndryshme gjatë shekujve të 20 dhe 21-të. Agjentët e MI6 janë të angazhuar që të monitorojnë me vëmendje aktivitetet terroriste si brenda ashtu dhe jashtë vendit, e në veçanti ato vende që mund të kenë tendenca të rrezikojnë sigurinë nacionale të Mbretërisë së Bashkuar.
BND
BND-ja gjermane është themeluar gjatë Luftës së Dytë Botërore për të spiunuar strategjinë dhe planet e armikut, kurse Shtabi i Përgjithshëm gjendet në afërsi të qytetit të Munihut. Ata përdorin pajisjet më moderne për të spiunuar armikun, dhe konsiderohet si një nga agjencitë me organizimin më të mirë në botë.
DGSE
Kjo agjenci informative franceze merret me çështjet më të ndjeshme sa i përket sigurisë së vendit. Pjesëtarët e saj kanë arritur të parandalojnë shumë sulme terroriste nëpër Francë, dhe numëron rreth mijëra agjentë.
MSS
Shtati i Përgjithshëm i kësaj agjencie informative kineze gjendet në Pekin. Qëllimi primar i saj është veprimtaria e kundërzbulimit dhe mbrojtja e interesave shtetërore dhe politike. MSS punon paralelisht me Byronë e Sigurisë Publike. Kjo agjenci është themeluar nga partia Komuniste.
FSB
FSB-ja ruse është pasardhëse e KGB-së që ka funksionuar gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik. E themeluar në vitin 1995, FSB-ja është e përkushtuar në veçanti në luftimin e terrorizmit dhe mbrojtjen e interesave të Federatës ruse.
RAW
Bëhet fjalë për Shërbimin Informativ indian të themeluar në vitin 1968. Kjo agjenci i raporton vetëm kryeministrit të Indisë. Përgjegjësia e saj më e madhe është mbledhja e të dhënave për sulmet e mundshme terroriste.
ISI
Kjo agjenci e Pakistanit është themeluar në vitin 1948. Si çdo agjenci tjetër që është e dedikuar për sigurinë nacionale, edhe ISI mbledh informacione që qeveria e këtij vendi i konsideron të dobishme. Selia e kësaj agjencie gjendet në Islamabad.
ASIS
ASIS australian është themeluar në vitin 1951 nga fuqia ekzekutive e Komonvelthit. Edhe pse pak flitet për këtë agjenci, konsiderohet si shumë e suksesshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre