Në ditëlindjen e saj, Ryva Kajtazi konfirmon shtatzëninë përmes fotografive dhe një mesazhi emocionues

Ryva Kajtazi është në pritje të fëmijës së dytë dhe këtë e ka konfirmuar përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale. Këngëtarja ka bërë një set fotografik, në të cilin i shihet barku i fryrë dhe duket mjaft bukur. “Gëzimi i një nëne fillon kur një jetë e re i lulëzon nga brenda... kur një rrahje e vogël e zemrës dëgjohet për herë të parë dhe i kujton që nuk është kurrë vetëm”. “Dhurata më e shtrenjtë për mua në ketë ditëlindje je ‘Ti’, pritja ime e ëmbël”, ka shkruar Ryva në përshkrimin e fotografive të shpërndara në rrjetet sociale.Ndryshe, Ryva është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar Dorela. Ndërsa burimet e Telegrafit pranë këngëtares mësojnë se gjinia e fëmijës së dytë është djalë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/03/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































