LAJMI I FUNDIT:

Në Dellçevë dhe Pehçevë bëhen kërkime për qymyr

Në Dellçevë dhe Pehçevë bëhen kërkime për qymyr

Kanë përfunduar aktivitetet në teren që ndërlidhen me kërkimet për rezerva qymyri në Xvegor-Stamer, Dellçevë dhe në vendin Istevniku i vjetër-Pançevë, në Pehçevë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Rezultate konkrete të kërkimeve priten që të dalin pas përfundimit të fazës së radhës të kërkimeve, respektivisht pas përpunimit dhe rishqyrtimit të elaborateve të nevojshme që do të përfundojnë deri në fund të këtij viti.


Kërkimet bëhen nga AD Elem, e cila ka siguruar 9.5 mijë euro. Kërkimet e para për qymyr në këto lokacione janë bërë para 30 vitesh. Analizat kanë treguar se në këto hapësira gjenden rreth 50 milion ton qymyr cilësor./Telegrafi/