LAJMI I FUNDIT:

Në çfarë kushtesh dhe si punohet në spitalin rajonal të Pejës gjatë pandemisë, flasin mjekët   

Në çfarë kushtesh dhe si punohet në spitalin rajonal të Pejës gjatë pandemisë, flasin mjekët   

Lufta kundër pandemisë COVID-19 solli një numër të madh të problemeve në të gjitha fushat e jetës. Kjo pandemi gjurmët më të mëdha i la në fushën më të ndjeshme të shtetit- fushën e shëndetësisë. Këto probleme u thelluan edhe më shumë duke marrë parasysh gjendjen në të cilën gjendej shëndetësia qysh  para pandemisë.

Duke pasur gjithnjë vështirësi financiare, mungesë të investimeve të mëdha, pajisje shëndetësore jo shumë të avancuara në krahasim me shtetet e zhvilluara, e duke shtuar këtu edhe mungesën e personelit, pasojat janë të qarta.


Spitali rajonal i Pejës

Edhe në studimin e bërë nga organizata Deloitte thuhet se asnjë spital në botë nuk ishte i përgatitur për një pandemi të tillë, si financiarisht ashtu edhe materialisht. Natyrisht, një vlerësim i tillë më së shumti i përshtatet Kosovës, kur dihet gjendja në vend.

Në qytetin e Pejës gjatë pandemisë kishte një numër të konsiderueshëm të të infektuarve me coronavirus.

E si u përball spitali i Pejës me një sfidë të tillë tregon Besnik Ibraj, doktor në këtë spital.

Ai thotë se kushtet përbrenda spitalit ishin relativisht të mira dhe se pandemia është menaxhuar mirë, por me disa pengesa teknike.

“Pandemia në spitalin e Pejës është menaxhuar mirë me disa pengesa teknike. Riorganizimi i punës në Repartin e Emergjencës, Pulmologjisë dhe Infektologjisë ka mundësuar kryerjen me sukses të detyrave të punës. Mungesat ishin të shprehura në fillim të pandemisë në mjete mbrojtëse por më vonë, fatmirësisht kjo është rregulluar me intervenimin e ministrisë. Mungesë kronike është mungesa e stafit mjekësor, specialistëve te fushës dhe stafit” tha Ibraj.

Sidoqoftë, sipas tij Spitali i Pejës është i furnizuar mjaftueshëm me aparatura mjekësore për diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme.

Mendim të ngjashëm ka edhe doktori tjetër që punon në repartin e emergjencës, Melos Kelmendi. Ai thotë se situata me pandemi në spital është menaxhuar shkëlqyeshëm përkundër rrethanave në të cilat gjendet Kosova.

“Përkundër fokusit në pandemi, spitali i Pejës ka ofruar shërbime edhe për problemet e tjera shëndetësore, e sidomos për ato me rrezik jete. Rastet kronike dhe ato më me ndjeshmëri, është tentuar që të qëndrojnë sa më larg mjediseve të rrezikuara”, tha Kelmendi.

Ai po ashtu shtoi se në këtë spital, përkundër vështirësive, stafi gjithmonë ka gjetur zgjidhjen më të mire të mundshme për pacientët.

“Pajisjet dhe medikamentet mjekësore jo çdoherë kanë përmbushur kërkesat e pandemisë por sa i përket pajisjeve është tentuar të racionalizohet përdorimi i tyre. Mirëpo, e njëjta nuk vlen edhe për medikamentet, ku tek to ka pasur mungesa ndonjëherë. Si pasojë e mungesës së tyre, familjarët e pacientëve i kanë siguruar ato” tha ai.

Sipas tij, edhe kur kushtet nuk ishin ashtu siç ata donin, angazhimi për gjetjen e zgjidhjeve sa më të mira ishte i madh.

Njëjtë mendon edhe pacientja Shqipe Zekaj e cili bëri shërbime shëndetësore në këtë spital. Ajo  vlerëson lartë punën e stafit mjekësor në këtë spital, por sipas saj, problem paraqet mungesa medikamenteve, gjë që shtyn pacientët t’i sigurojnë ato vetë.

Ndërkaq Naim Sahiti, zyrtar për media në spitalin rajonal të Pejës thotë se pajisjet mbrojtëse nuk kanë munguar asnjëherë dhe se që në fillim është hartuar plani i veprimit në të cilin kanë qenë të parapara hapat që duhet të ndërmerren. Këtu përfshihet kapaciteti i dhomave ku duhet të trajtohen pacientët me COVID-19, planin e angazhimit të mjekëve dhe infermierëve duke krijuar ekipe që sipas rasteve të shtohen edhe personeli.

“Furnizimi me medikamente dhe pajisje mbrojtëse ka qenë i rregullt dhe nuk ka munguar. Po ashtu, gjatë fazave kemi liruar hapësira shtesë për trajtim të pacientëve me COVID-19. Fazën e parë pacientët janë trajtuar në Repartin e Infektives, pastaj në Pulmologji dhe më pas edhe në repartin e Psikiatrisë. Pas zvogëlimit të rasteve, pra pas valës që ishte në korrik e gusht, pacientët vazhduan të trajtohen në repartet e Infektives dhe Pulmologjisë”, tha ai.

Sipas tij, gjendja me Covid-19 brenda këtij spitali, u trajtua në nivel të kënaqshëm nga stafi. /Erza Elezaj/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori