LAJMI I FUNDIT:

Në borxhe për energjinë, qytetarët në Shqipëri paguajnë me vështirësi

Në borxhe për energjinë, qytetarët në Shqipëri paguajnë me vështirësi

Të dhënat nga Enti Rregullator i Energjisë në Shqipëri tregojnë se në gusht, vlera e kamat-vonesave si pasojë e mos pagimit në kohë të faturave të energjisë elektrike nga familjet shqiptare arriti në 45.2 miliardë lekë [382 milionë euro].

Ndonëse në rënie krahasuar me vitet paraardhëse, detyrimet e prapambetura mbesin të larta ndërsa qytetarët po vuajnë nga kriza e çmimeve.


Në gjysmën e parë të vitit, numri i faturave të lëshuara nga operatori i shpërndarjes së energjisë OSHEE arriti në gati 6 milionë. Nga këto, më shumë se 2.2 milionë, ose më shumë se 37 për qind e totalit ishin me kamat-vonesa.

Të tjerë të moshuar, ngushëllimin për të paguar faturën e dritave e gjejnë te fëmijët e tyre.

Përveç qytetarëve të thjeshtë, borxhet ndaj Operatorit të Shpërndarjes së energjisë Elektrike i kanë rritur bizneset, qeveria e ujësjellësat. Detyrimet e sipërmarrjeve kanë arritur në 12.1 miliard lekë, ndërsa ato të pushtetit qendror bashkë me ujësjellësit e zhytur në krizë në 23 miliard lekë.

Në kushtet që prej 10 muajsh vendi ndodhet në gjendjen e emergjencës së furnizimit, kombinuar me thatësirën e çmimet e kripura në bursë, borxhet e rritura ndaj OSHEE shtojnë rrezikun për kolaps në sektorin energjetik. /A2 CNN/