LAJMI I FUNDIT:

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Në Australi janë shitur të gjitha njësitë e versioneve hibride dhe 2.0i-L me benzinë të Subaru XV dhe Impreza

Janë shitur të gjitha njësitë e disa varianteve të 2022 Subaru Impreza dhe XV për pjesën tjetër të “Vitit Model” – por detajet se kur do të jenë sërish në dispozicion janë të paqarta.

Të listuara në faqen publike të Subaru Australia, versionet e nivelit fillestar 2.0i-L të makinës së vogël Impreza dhe SUV-it të vogël XV – si dhe të dy variantet XV Hybrid (Hybrid L dhe Hybrid S) – janë “shitur” për pjesën tjetër të “Vitit të Modelit” 2022.


“Për shkak të kërkesave të mëdha, Subaru Australia ka shitur të gjitha njësitë MY22 Subaru XV Hybrid (Hybrid L AWD dhe Hybrid S AWD), XV 2.0i-L AWD dhe MY22 Subaru Impreza 2.0i-L AWD Hatch dhe Sedan”, shkruhet në një deklaratë nga Subaru Australia që e dhanë për Drive, transmeton Telegrafi.

“Ne presim të ndajmë më shumë lajme në lidhje me disponueshmërinë e këtyre varianteve në kohën e duhur”, thuhet tutje në deklaratë.

“Ndërkohë, MY22 Subaru Impreza 2.0i Premium AWD dhe 2.0i-S AWD në Hatch dhe Sedan, së bashku me MY22 Subaru XV 2.0i Premium AWD dhe XV 2.0i-S AWD janë ende në dispozicion për klientët për t’u blerë përmes Subaru.com.au ose përmes shitësve të tyre lokal të Subaru”, vazhdonte deklarata nga Subaru.

Është e paqartë se kur këto variante Impreza dhe XV do të jenë përsëri në dispozicion – megjithatë formulimi i deklaratës së Subaru sugjeron se mund të mos jetë deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, kur të fillojë prodhimi i automjeteve të “Vitit të Modelit” 2023. /Telegrafi/