LAJMI I FUNDIT:

Në Australi arrestohet një dyshuar si agjent i Koresë Veriore (Video)

Në Australi arrestohet një dyshuar si agjent i Koresë Veriore (Video)

Policia Federale e Australisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Sydney, pasi i njëjti dyshohej se vepronte si një agjent ekonomik për Korenë e Veriut.

Chan Han Choi, 59 vjeç, po akuzohet për ndërmjetësimin e eksporteve ilegale nga vendi dhe për të diskutuar furnizimin me armë të shkatërrimit në masë, shkruan BBC.


Policia pretendon se ai ka thyer sanksionet e OKB-së dhe Australisë.

Rasti kundër Chan, i cili ka jetuar në Australi për më shumë se 30 vjet, është i pari i këtij lloji në vend.

Kjo është hera e parë që dikush është akuzuar nën Ligjin e Armëve të Shkatërrimit në Masë të vitit 1995 (Parandalimi i Proliferimit).

Policia thotë se kishte dëshmi se Chan kishte qenë në kontakt me “zyrtarë të lartë në Korenë e Veriut”.