LAJMI I FUNDIT:

Në Athinë shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve

Në Athinë shkatërrohet grupi kriminal i shqiptarëve

Organet greke të rendit kanë shkatërruar një grup kriminal, anëtarët e të cilit kanë kryer vrasje, grabitje, vjedhje shtëpish dhe makinash në zona të ndryshme të Athinës.

Prej shtatë të arrestuarve të këtij grupi, gjashtë janë shtetas shqiptarë, njëri është grek, ndërsa edhe një anëtar tjetër ndodhet në burg. Ata akuzohen kryesisht për pjesëmarrje në organizatë kriminale, për dy tentativa vrasjeje me paramendim, dy vjedhje, një tentativë vjedhjeje, një bastisje, një zjarrvënie automjeti dhe trafikim të lëndëve narkotike.


Në cilësinë e provave materiale, atyre u janë gjetur dhe konfiskuar disa armë zjarri, fishekë, 2.000 euro “cash”, bizhuteri të ndryshme, mjete të forta për të kryer vjedhjet, telefona celularë me karta SIM dhe sasi lëndësh narkotike, raporton Top Channel.

Midis shtetasve shqiptarë, të cilët janë të moshës nga 28 deri në 43 vjeç, ndodhet edhe një vajzë, ndërsa grupi kishte më shumë se dy vite që vepronte në disa lagje periferike të kryeqytetit. Të arrestuarit janë çuar në Prokurori dhe po hetohen nga ekspertët e kriminalistikës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori