LAJMI I FUNDIT:

NË ATELIENË E YLLKA BRADËS

NË ATELIENË E YLLKA BRADËS

Teksa gjendemi shpesh në dilemë përpara gardërobës, disenjatorja, kostumografja dhe stilistja e njohur e veshjeve Yllka Brada, do të na vijë në ndihmë. Mes angazhimeve intensive në atelienë e saj, e shkëpusim për pak kohë për të na orientuar për një përzgjedhje më të saktë të veshjeve tona, sidomos atyre të stinës.

Yllka, këtë muaj diplomon në Paris dhe shumë shpejt prezantohet me koleksionin unik për meshkuj dhe ‘ready to wear’ për femra.


Yllka Brada, tash e 10 vite, krijimet e saj mjaft origjinale, i prezanton në një formë të veçantë. Me një shkollim profesional dhe të lartë, ajo arriti të kurorëzojë talentin e saj me një punë të palodhshme dhe të vazhdueshme me klientë të shumtë, në emisione te ndryshme televizive, në seriale të mirënjohura vendore, në reklama televizive, në shfaqje teatrale, në filma artistik, e shumë projekte tjera.

Por, cilat janë tendencat e fundit në veshje? Çfarë sugjeron ajo që të ndihemi jo vetëm në modë, por edhe komod me veshjet tona. Ç’marrëdhënie kemi me ekstravagancën dhe a jemi në hap me modën? Këto e disa pyetje të tjera, Brada i trajton në këtë intervistë si më poshtë…

Yllka, jemi edhe pak ditë në dimër. Cilat janë tendencat e fundit të modës sa i përket stinës?
Tendencat e fundit sa i përket ngjyrave të dimrit janë: bezhë-nude, e bardha, e zeza dhe e kuqja dhe e vjollca, por nuk do të thotë që duhet t’i lëmë anash ngjyrat e tjera. Unë parapëlqej të luaj me shumë ngjyra gjatë kësaj stine.
Një fustan të kuq duhet ta keni patjetër në gardërobën tuaj për këtë sezon. Secili disenjator luan me prerje të ndryshme, varësisht prej stilit që ka, por këtë sezon më shumë kanë ndikim vitet e 60’ta.

A është përsëritur më përpara kjo lloj tendence?
Moda gjithmonë përsëritet, por në forma të ndryshme. Gjithnjë ka diçka të re, psh. ndryshohet materiali ose ngjyrat, gjë që e bën të dallojë prej herëve tjera edhe nëse prerja apo dizajni është krejtësisht i njëjtë.

Çfarë duhet të veshim për një pasdite apo raste të tjera specifike për të qenë sa më të rehatshëm dhe koherentë, njëkohësisht?
Kjo varet krejt prej personit dhe ambientit ku shkon. Sigurisht që duhet përshtatur veshja. Sot, fare lehtë mund të vishemi bukur, ka veshje me çmime te volitshme…krejt çka duhet është të kesh pak shije dhe të dish t’i kombinosh bukur dhe me stil. Këto ditë mund te dukemi bukur me një xhemper të thjeshtë, pantallona të lëkurës, çizme të shkurta dhe sako.

Sa të këshillueshme janë në përditshmëri takat dhe a abuzojnë femrat me takat e larta?
Nuk do të thosha që femrat po abuzojnë me takat, sepse ka taka të cilat mund të përdoren edhe gjatë ditës.

A kanë shije në veshjet e tyre femrat shqiptare?
Them se jemi një popull që i kushton mjaft rëndësi veshjes, sidomos kohët e fundit, femrat i kushtojnë shumë rëndësi veshjes dhe jemi në hap me kohën.

Meshkujt i ndjekin tendencat e fundit të modës, si edhe femrat?
Një pjesë e madhe e meshkujve nuk e ndjekin modën sikur femrat, ju duket humbje kohe dhe shpenzim kot. Kjo është krejtësisht e gabuar, sepse prezantimi i parë ndaj të tjerëve është dukja e jashtme. Nuk kërkohet ekstravagancë, por thjeshtësia dhe një kombinim i duhur, bën të dukemi shumë special.

A dinë njerëzit e televizionit ose politikanët të vishen mirë?
Nuk i pëlqej fare këto veshje, sidomos të politikanëve të cilët duhet të kenë një pamje në përputhje me protokollin e shtetit. Shumicë prej tyre mendojnë se duhet të blejnë vetëm ‘kat’ dhe me atë përfundon gjithçka. Është ky një gabim i madh. Por, disa politikanë, vishen shumë me shije, por fatkeqësisht janë numër shumë i vogël.

Ju i jeni është përkushtuar komplet “zanatit” tuaj: dizajnoni veshje edhe për meshkuj…
Unë dizajnoj veshje edhe për meshkuj edhe mund të them që e bëj këtë me kënaqësi të madhe. Ndoshta, më shumë se për femra, porse shumica nuk janë të informuar, sepse këto veshje i bëj vetëm me porosi, në raste speciale. Por, tani ne fund te muajit shkurt do ta lansoj linjën e meshkujve, të cilën do ta gjeni në ‘Vsstore’, më saktësisht ne dyqanet e bashkëpunëtorit tim Valdrin Sahiti. Koleksioni i meshkujve gjithsej përmban diku rreth 30 kreacione unike për të cilën, fotot do t’i realizoj në Paris.

Duhet të kemi gjithmonë kujdes në veshje. Cila do të ishte këshilla juaj?
Së pari, secili duhet të krijojë imazhin e tij, pavarësisht tendencave dhe duhet të ketë kujdes me përmasat trupore. Duhet përshtatur veshjen me trupin, nuk do të thotë të veshësh diçka që është “IN” këtë sezon nëse nuk të përshtatet, sepse, kështu shpeshherë njerëzit duken qesharakë dhe pa stil.

Shumë prej firmave, markave të ndryshme, adaptohen në vendin tonë. Sa të vështirë ua bën punën stilistëve?
Mendoj se puna jonë nuk ka fare të bëjë me firmat e tjera, sepse puna e një disenjatori dhe stilisti është komplet më ndryshe nga një veshje që e shohim në ndonjë dyqan të zakonshëm. Unë, të paktën për klientët që vijnë tek unë, mundohem të krijoj diçka që është shumë unike, në hap me kohën. Bëj diçka që ka të bëj me personalitetin dhe format trupore të tyre. Kjo veshje krijohet vetëm njëherë dhe vetëm për atë person. Kjo është e veçanta.

A është Prishtina një vend që prodhon modë?
Ne ende jemi një vend shumë i vogël edhe një kryeqytet i ri, i cili është në zhvillim e sipër. Jemi larg prodhimit, sepse nuk ka fabrika të mëdha që prodhojnë për shumicën. Ne të gjithë punojmë me porosi për një numër të klientëve,por nuk mund te themi si krijojme mode te cilen vendet perendimore mund ta ndjekin sepse kemi pak disenjatore te cilet kane ndikim ne kete aspekt.

Zakonisht, kur klientët vijnë te ju, e marrin në konsideratë mendimin tuaj profesional, apo bazohen te ideja e tyre?
Shumica e klientë e marrin mendimin tim, sepse për atë punë edhe më paguajnë, por ka edhe të tillë që kanë një ide paraprake, kërkojnë edhe ndihmën time për ta finalizuar.

Duke qenë se artisti e harron veten kur jepet shumë pas punës, a mendoni se preokupoheni sa duhet për veshjen tuaj?
Kjo është shumë e vërtetë, kur jam shumë e zënë mundohem të vesh diçka sa më komode dhe i përvishem punës, por shumicën e kohës i kushtoj shumë vëmendje, sepse veshja ndikon shumë në disponimin tim.

Atelieja juaj është nga me të preferuarat për shumë artistë dhe organizatorë të evenimenteve të ndryshme. Ju vjen mirë për këtë?
Sigurisht që më vjen shumë mirë. Unë e kam këtë profesion dhe e bëj këtë punë me shumë dashuri dhe përkushtim. Më pëlqen që punoj me artistë të ndryshëm me të cilët, vërtet, kaloj shumë mirë.

Nuk folëm për ngjyrat. Si lidhen ato me karakterin?
E, sa i përket ngjyrave, duhet t’i rikthehem profesionit tim kostumografisë, sepse këtë punë e bëj çdo ditë dhe përmes ngjyrave i ndajë edhe personazhet e ndryshme…Mund të them që secili person ka në vete disa ngjyra që më së miri e prezantojnë atë. Ngjyra nuk është aq e thjeshtë sa duket, por flet shumë. Gjithkush e ka ngjyrën e tij të preferuar e cila i flenë më shumë në zemër dhe ajo e ka domethënien e saj.

Cilat janë sfidat që do t’ju ndjekin gjatë muajve në vazhdim?
Më presin shumë projekte dhe jam duke punuar intensivisht. Tashmë e ceka edhe më lart që jam duke startuar me linjën e meshkujve, e cila do te publikohet në muajin mars; poashtu është edhe një koleksion ‘ready to wear’ për femra. Në këtë muaj, do të diplomoj në Paris në fushën e Kostumografisë. Poashtu në qershor, do të diplomoj në Shkup, në Fashion design, dega modelizëm dhe, do ta prezantoj përmes një ‘fashion show’ Kolekcionin Traderm, në të cilin jam duke punuar qe një vit. Për momentin, këto janë planet e mia…dhe shumë shpejt, vazhdojmë me të tjerat. /Telegrafi/

Foto: Boubkar Benzabat (cover, 1,2,3)
Flokët: Alban Abdullahu
Fotot tjera: Royal Colection
Photograph: Shenoll Zehri
Grimi dhe flokët: Passion

Në trend

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Kalo në kategori