LAJMI I FUNDIT:

Delja mëson mënyrën se si të largohet nga stalla

Delja mëson mënyrën se si të largohet nga stalla

Stafi i fermës, i cili kishte mbetur në mëdyshje pasi disa nga kafshët e tyre vazhdonin të arratiseshin, u befasuan kur zbuluan se një dele shumë e zgjuar kishte kuptuar se si ta hapte portën e stallës së saj, në mënyrë që ajo të mund të bredh e lirë.

Reklama

Pas disa javëve të “dinakërisë” në Whitehouse Farm Center në Morpeth, Northumberland, anëtarët e stafit vendosën një kamerë të fshehtë për të zbuluar se kush po shkaktonte kaos.

Dhe kur kamera kapi mjeshtërinë artistike të arratisjes së Lucy, deles Leicester, ata u mahnitën nga inteligjenca e saj, raporton DailyMail, përcjell Telegrafi.

Pamjet treguan delen duke futur kokën përmes gardhit prej druri dhe duke e hapur bulonën me gojën e saj. Pas disa sekondash përpjekjeje teksa provonte manovra të ndryshme, Lucy gjeti me sukses këndin më të mirë për ta lënë veten të hynte dhe të dilte nga rrethoja e saj.

Punëtorët e fermës fillimisht kishin mbetur të habitur kur Lucy, delja një vjeçare me ngjyrë të bardhë dhe të zezë, dhe 2 “shoqet” e saj vazhdonin të arratiseshin.

Ata vendosën të incizojnë atë që po ndodhte dhe që më vonë t’i studionin pamjet për të marrë të dhëna. Për habinë e tyre, fajtori nuk ishte askush tjetër veçse qengji i tyre inteligjent.

Në videon, të cilën ferma e postoi në faqen e saj në Facebook gjatë javës, Lucy mund të shihet duke shikuar majtas dhe djathtas në rast se po afrohej dikush nga stafi përpara se të hapte derën e stallës dhe të arratisej. Video “inkriminuese” që atëherë është bërë virale, me më shumë se 5,100 shpërndarje dhe rreth 2,600 komente. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Aeroplani i Aeroflot goditet drejtpërdrejt nga rrufeja

Aeroplani i Aeroflot goditet drejtpërdrejt nga rrufeja

Interesante
Rusët arrestuan një burrë pranë Shën Petersburgut për flamurin verdhë e kaltër, doli se nuk ishte i ukrainasve – por i Forcave Hapësinore të Kremlinit

Rusët arrestuan një burrë pranë Shën Petersburgut për flamurin verdhë e kaltër, doli se nuk ishte i ukrainasve – por i Forcave Hapësinore të Kremlinit

Fun
Seksi shpallet sport në Suedi, javën e ardhshme organizohet

Seksi shpallet sport në Suedi, javën e ardhshme organizohet "Kampionati Evropian i Seksit"

Interesante
Presidenti hungarez deshi t’ia puth dorën homologes moldave, ajo e refuzoi – pamjet po bëjnë xhiron e botës

Presidenti hungarez deshi t’ia puth dorën homologes moldave, ajo e refuzoi – pamjet po bëjnë xhiron e botës

Fun
U nis nga Antalia për në Mynih – aterroi në Moskë, pensionistja gjermane futet në aeroplanin e gabuar dhe përfundon në anën tjetër të botës

U nis nga Antalia për në Mynih – aterroi në Moskë, pensionistja gjermane futet në aeroplanin e gabuar dhe përfundon në anën tjetër të botës

Fun
Biden godet me kokë kornizën e hekurt të derës së helikopterit derisa po zbriste në oborrin e Shtëpisë së Bardhë

Biden godet me kokë kornizën e hekurt të derës së helikopterit derisa po zbriste në oborrin e Shtëpisë së Bardhë

Fun
Kalo në kategori