LAJMI I FUNDIT:

Në anën e djathtë të veturës pronari po frynte gomën, në të majtën hajni futet brenda dhe ia vjedh BMW-në burrit nga New Jersey

Në anën e djathtë të veturës pronari po frynte gomën, në të majtën hajni futet brenda dhe ia vjedh BMW-në burrit nga New Jersey

Pronari i një veture të shtrenjtë të markës gjermane BMW e pagoi shtrenjtë një moment shpërqendrimi.

Një grup hajnash shfrytëzuan momentin kur ai ishte i shpërqendruar dhe ia vodhën veturën e shtrenjtë, transmeton Telegrafi.


Vjedhja ka ndodhur në një pompë të derivateve në Roseland të New Jersey, ku pronari i BMW-së të Serisë 8 Gran Coupe u ndal për ta fryrë gomën.

Duke marrë parasysh se bëhej fjalë për një proces që zgjat pak sekonda, pronari i veturës nuk e kishte nxjerr fare çelësin nga vetura – madje e kishte lënë mjetin të ndezur.

Në atë moment, derisa qëndronte i gjunjëzuar dhe po e frynte gomën, njëri nga hajnat e shfrytëzoi rastin për tu futur në veturë dhe për ta vjedhur.

Pronari tentoi ta ndalë hajnin, por pa ndonjë sukses. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur hajni dhe një mik i tij në veturën tjetër parkohen më herët në vendin ku ndodhi vjedhja, dhe dukej sikur gjithçka kishin planifikuar.

Nuk dihet nëse deri më tani policët kanë arritur të gjurmojnë hajnat apo nëse kanë gjetur veturën e vjedhur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Rrëfimi i ukrainases 98-vjeçe, që eci dhjetë kilometra për të shpëtuar nga territori i pushtuar

Evropa
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Kalo në kategori