Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Civil, Mursel Zymberi, ka thënë se kanë qenë të rrezikuar nga Coronavirusi, madje duke bartur edhe te familjet e tyre.
Tutje, ai tha se Qeveria ka bërë një diskriminim të rëndë duke mos paguar sektorët që kanë qenë në rrezik nga pandemia, në këtë rast shërbyesit civil dhe punëtorët social.
“Ne si shërbyes civil kemi qenë të rrezikuar dhe ka shumë mundësi që ne i kemi bartur infeksionet familjeve tona. Qeveria ka bërë gabime të mëdha në vlerësimin e sektorëve që kanë qenë në rrezik. Ka lënë disa sektorë që kanë qenë vital. Ka bërë një diskriminim të rëndë dhe nuk ka paguar sektorët që kanë qenë në rrezik permanent. Në vazhdimësi kemi pasur edhe greva të farmacistëve dhe infermierëve, por që nuk përjashtohet mundësi edhe greva e punëtorëve social”, tha Zymberi për Ekonomia Online.
“Është zbatuar komplet pakoja e pesëmbëdhjetë nga qendrat për punë sociale. Janë pranuar nga secila qendër prej 5 mijë deri në 10 mijë kërkesa me nga tri herë dhe kur është çështja e pagesës paguhen sektorët e tjerë, punëtorët social janë lënë anash. Për shërbyesit civil kam vërejtje të caktuara dhe do të ju drejtohet me peticion qeverisë që të mos bëjnë diskriminim ose të bëjnë shpërndarjen e mjeteve buxhetore”.
Mes tjerash, Zymberi theksoi se administrata e shtetit duhet të jetë e mbrojtur me ligje funksionale.
Sipas Zymberit, ka sektorë në administratë që punojnë me kapacitete të përgjysmuara derisa sektorët tjerë nuk kanë vend as për tu ulur punëtorët.
“Realisht ata që kanë marrë pjesë në hartimin e normave të reja për reforma në administratë ata mund të lavdërohen se kanë bërë diçka të mirë për shërbyesit civil. Kjo reformë nuk është duke u vërejtur në interpretime të ndryshme. Administrata e shtetit duhet të jetë e mbrojtur me ligje funksionale. Kemi probleme të mëdha edhe në konkurse të ndryshme. Me ligjin e ri për shërbyesit publik kjo iu kufizohet edhe komunave dhe ministrive sa herë mund të kenë konkurse”.
“Në situata të caktuara është komplikuar më shumë sesa që është thjeshtësuar. Administrata është funksionale atëherë kur thjeshtësohet me norma. Kemi kërkesa të mëdha në sektorë të caktuar për mungesë të punëtorëve”.
“Ka sektorë që punojnë me kapacitete të përgjysmuara derisa sektori tjetër nuk kanë vend as për tu ulur punëtorët dhe kjo nuk është e drejtë. Nuk duhet të lejojmë që Qeveria, individë të caktuar të sektorëve ta privatizojnë këtë shtet. Përderisa klasa punëtore shërbyesit civil nuk vetëdijesohen atëherë mbetemi në situatën çfarë jemi”.
Zymberi shtoi se kanë bërë kërkesë te kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani që sa më shpejt të emërohet Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për shkak të numrit të madh të lëndëve.
“Ne kemi bërë kërkesë te kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani që sa më shpejt ta emërohet Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për faktin se ka pasur numër shumë të madh të lëndëve. 700 a 800 lëndë kanë qenë duke pritur në këtë Këshill për zgjidhje”.
“Ne kemi kërkuar nga kryetari i këshillit që në asnjë mënyrë të mos e hedhë poshtë ato ankesa, por t’i merr në shqyrtim për trajtimin e këtyre lëndëve. Po që se dërgohen në gjykatë afati për zgjidhjen e tyre shkon deri në pesë vjet”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Krasniqi thotë se me Kurtin bisedoi për zgjedhjet e ardhshme
Varhelyi ia përmend Vuçiqit rezolutën për gjenocid në Srebrenicë: Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, kyçe për në BE
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja
Ish-ylli i Liverpoolit zbulon trajnerin e ardhshëm të Man United – thotë se ia tregoi një lojtar aktual i tyre
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron