LAJMI I FUNDIT:

Në 42-vjetorin e demonstratave, Kelmendi: Me këto demonstrata, pjesëmarrësit ndryshuan rrjedhën e historisë së kombit tonë

Në 42-vjetorin e demonstratave, Kelmendi: Me këto demonstrata, pjesëmarrësit ndryshuan rrjedhën e historisë së kombit tonë

Ish-deputeti dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, biznesmeni i njohur, Ramiz Kelmendi, në 42-vjetorin e demonstratave studentore ka thënë se me këto demonstrata, rinia ia doli të tregonte se populli i Kosovës e kishte vendin në anën tjetër të botës demokratike.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “me emocion e krenari sot përkujtoj dhe krenohem me pjesëmarrjen time aktive dhe të brezit tim në demonstratat e vitit ‘81, 11 e 24 Marsi dhe  1 e 2 Prilli”.


“Pjesëmarrja aktive në kohën kur isha student! Me këto demonstrata, pjesëmarrësit ndryshuan rrjedhën e Historisë së  kombit tonë. Rinia ia doli të tregonte se populli i Kosovës e kishte vendin në anën tjetër të botës demokratike”, ka shkruar Kelmendi, transmeton Telegrafi.

“Nga ajo ditë dhe gjer më tani pa rreshtur duke punuar, luftuar, vepruar  vetëm e vetëm që të kemi një jetë demokratike, të lirë deri në përmbylljen e  pavarësisë. Rinia e popullit tonë, edhe sot duhet të jetë promotor i zhvillimit, patriotizmit dhe le të nisemi nga një postulat të cilin po citoj; ‘Puno, Mëso, Jetoje jetën, lëviz lirshëm dhe zhvillohu, por mos e harro vendin tënd’. Lavdi të rënëve ndër breza për Liri, Demokraci e Pavarësi!”, ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori