LAJMI I FUNDIT:

​Krerët e shtetit përkujtojnë Betejën e Koshares, Osmani: Është betejë monumentale në historinë tonë të re

​Krerët e shtetit përkujtojnë Betejën e Koshares, Osmani: Është betejë monumentale në historinë tonë të re

Në 25- vjetorin e Betejës së Koshares u përkujtuan 114 dëshmorët e kombit të rënë në betejën më të rëndësishme dhe më të suksesshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës së Kosovës.

Me këtë rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial në Koshare të komunës së Gjakovës.


Presidentja Osmani tha se Beteja e Koshares është monumentale në historinë e vendit dhe se dëshmorët e Koshares e fituan lavdinë e përjetshme, sepse siç tha ajo realizuan qëllimin kryesorë të brezave për Kosovën e lirë.

“Beteja e Koshares është monumentale në historinë tonë të re. Prandaj sot i bëjmë homazhe trimërisë, guximit dhe sakrificës së atyre që luftuan dhe kanë rënë 25 vjet më parë. Në këtë ditë të 9 prillit përulemi para heronjve si Agim Ramadani, Sali Cekaj e shumë të tjerë, të cilët të bashkuar në Betejën e Koshares nga anë të ndryshme të hapësirës shqiptare, por edhe të globit u bënë flijim për lirinë tonë. Siç e përmenda në këtë betejë ranë edhe ushtarë nga shtetet e tjera të botës…”.

“Ata i bashkoi kauza e lirisë dhe drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes. Ata nuk luftuan për lavdinë e tyre personale, por e fituan lavdin e përjetshme, sepse mbrojtën dinjitetin tonë njerëzor dhe përmbushen amanetin e brezave për Kosovën e lirë. Në këtë vend të shenjët prehen të qetë heronjtë tanë të cilët me luftën e tyre deri në vetë mohim ranë për t’i dhënë kuptimin e plotë lirisë që e gëzojmë sot. Para 25 vitesh populli i Kosovës kërcënohej nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit, ishin këta heronj të Koshares të cilën e ndezën shkëndijën e shpresës dhe shembën kufirin që ndante shqiptarët ndër vete”, tha Osmani.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se beteja e Koshares është një ndër veprat më ideale të luftës së UÇK-së.

“Duke i ndjekur datat e kalendarit historik të UÇK-së sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prillit na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot. Një kronikë e plotë kronologjike ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Koshares, mbase do të ishte një ndër veprat më ideale për luftën e UÇK-së…”

“Mëngjesin e 9 prillit 1999 ushtarët e UÇK-së i sulmuan pikat e ushtrisë serbe në kufirin mes ish-jugosllavisë dhe Shqipërisë. Agim Ramadani i udhëhoqi 136 ushtarët që i kishte nën komandë në një sulm në rrasë të Koshares duke e detyruar një njësit serb numerikisht dyfish më të madh të zmbrapsej nga pozicionet. Në këtë përpjekje ai nuk ishte i vetëm por bashkë me grupin e tretë të UÇK-së… Gjatë luftimeve të betejës së Koshares përveç dëmeve në pajisje dhe logjistikë, ushtarët e UÇK-së u shkaktuan shumë humbje në personel duke i vrarë 108 prej tyre”, tha Kurti.

“Në historinë e Evropës të pas Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizata ushtarake çlirimtare me historinë më të jashtëzakonshme dhe më mahnitëse”, veçoi kryeministri.

Edhe, ish-komandanti i “Brigadës 138 Agim Ramadani”, Rrustem Berisha, se vet ai e ka miratuar planin operativ për heqjen e kufirit shqiptaro-shqiptarë.

“25 vjet më parë në orët e hershme të mëngjesit njësit e grupit të tretë operativ filluan luftën frontale duke u nisur nga vija kufitare me qëllim të heqjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Para kësaj date komanda e përparuar e ka përgatitur planin operativ për heqjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe këtë plan e ka prezantuar Sali Çeku dhe Agim Ramadani dhe e kam miratuar unë si komandant dhe mbi bazë e atij plani është hequr kufiri shqiptari-shqiptar”, tha Bershia.

Pas përfundimit të homazheve ngjarja ka vazhduar me manifestimin e “Ditët e Shqipes” organizuar nga Këshilli Organizativ i shoqatës së Ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

Në këtë ngjarje historike të pranishëm ishin ministra të vendit, deputetë të Kuvendit, kryetarë të komunave të ndryshme, liderë të parive si dhe shumë familje te dëshmorëve dhe veteranëve të UÇK-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori