LAJMI I FUNDIT:

Më 15 korrik nisin fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit

Më 15 korrik nisin fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit

Kompania ajrore “Air Albania” ka njoftuar se më 15 korrik nis fluturimet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut”.

Sipas njoftimit, destinacionet e para që do të nisin udhëtimet nga ky aeroport janë Cyrihu dhe Stambolli.


Klodiana Visha bën të ditur se ka pasur një fluks kërkesash për bileta udhëtimi për Cyrih dhe Stamboll, por edhe për destinacione të tjera, si Gjermani, Itali dhe Angli.

“Tani ka dalë informacioni dhe janë dy vende aktuale, Cyrih dhe Stamboll me nisje direkte nga Kukësi dhe biletat kanë qenë në kosto. Kemi pasur shumë data të rezervuara dhe presim që të futen edhe destinacione te tjera. Vendet më të kërkuara janë Italia, Gjermania dhe Anglia”, u shpreh Visha.

Ajo ndër të tjera, thotë se fluksi i rezervimeve ka ardhur si rrjedhojë e çmimeve “lowcost” krahasuar me Prishtinën dhe Tiranën.

Sipas saj klientët që do të udhëtojnë nga ky aeroport nuk janë vetëm nga Kukësi, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Në krahasim me Prishtinë – Stamboll, Prishtinë – Cyrih, çmimet janë më të lira po ashtu edhe në krahasim me udhëtimet në Tiranë. Shitjet e biletave po mbarojnë, ndërsa klientët nuk janë vetëm nga Kukësi, por edhe nga Kosova, Maqedonia e Veriut si edhe nga Tirana”, tha ajo.

Aeroporti “Zayed Flatrat e Veriut”, u inaugurua pak ditë para mbylljes zyrtare të fushatës së 25 prillit ndërkohë që vijojnë punimet në Aeroportin e Kukësit. /ABC News/