LAJMI I FUNDIT:

Në 14 vitet e fundit, Google ka ruajtur disa fjalëkalime të bizneseve, në tekst të thjeshtë

Në 14 vitet e fundit, Google ka ruajtur disa fjalëkalime të bizneseve, në tekst të thjeshtë

Integriteti i një llogarie në internet përcaktohet nga fuqia e fjalëkalimit të saj. Nëse përdorni fjalëkalime si “123456”, nuk do të kishte nevojë as për një haker që ta gjejë.

Natyrisht, jo vetëm që fjalëkalimet duhet të jenë të sigurta, por edhe mënyra e ruajtjes së tyre. Në fund të fundit, nëse një kompani nuk siguron ruajtjen e fjalëkalimeve, kushdo që ka qasje nuk do të ketë probleme me leximin.


Mund të mendoni se një kompani e madhe si Google ka marrë masa për të mbrojtur fjalëkalimet e përdoruesve të saj, por për fat të keq, nuk është kështu.

Sipas Google, ata kanë zbuluar se disa fjalëkalime për klientët e G Suite janë ruajtur aksidentalisht në formatin e thjeshtë të tekstit, që do të thotë që ju nuk do të keni nevojë as për një vegël të veçantë për t’i lexuar ato.

Ajo që e bëri këtë problem edhe më keq ishte fakti se ndodhi në vitin 2005 dhe se vetëm në janar 2019, kompania e kuptoi atë.

Sidoqoftë, pavarësisht se janë të ruajtura në formatin e thjeshtë, Google vëren se ato ende mbahen pas një infrastrukture të koduar, që do të thotë se ishin ende disi të sigurta.

Google gjithashtu vë në dukje se problemi është rregulluar dhe se ata nuk po shohin ndonjë dëshmi apo shenja se ka pasur qasje të pahijshme ose keqpërdorim të fjalëkalimeve të prekura.

Kjo nuk është hera e parë që një kompani ka lënë fjalëkalimet e pasigurta. Më parë, u raportua se Facebook gjithashtu kishte ruajtur miliona fjalëkalimesh të Instagram në tekst të thjeshtë. /Telegrafi/