LAJMI I FUNDIT:

Në 11 vjetorin e Pavarësisë, qyteti i Shtimes bëhet me palestër sportive

Në 11 vjetorin e Pavarësisë, qyteti i Shtimes bëhet me palestër sportive

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, dhe kryetarin e komunës së Shtimes, Naim Ismajli së bashku me ambasadorin William Walker, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës kanë bërë përurimin e palestrës sportive në Shtime.

Me këtë rast ministri Gashi tha se ndihet i lumtur që ka përfunduar një projekt kaq i rëndësishëm.


“Jam i lumtur që për një periudhë të shkurtë kemi arrit ta përmbyllim njërin nga projektet më të rëndësishme të sportit, projekt ky që ka kushtuar rreth dy milion e gjysmë euro”.

“Ky investim është nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit bashkë me komunën e Shtimes, e cila ka investuar në këtë objekt. Jemi zotur që brenda një periudhe të shkurtë ta përmbyllim këtë projekt të stërzgjatur po ashtu, ne tashmë kemi përmbyllë edhe projektin e stadiumit dhe jemi dakordu që Shtimes të ia ndërtojmë edhe qendrën rinore”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot në këtë ditë festë për vendin tonë po e përurojmë palestrën sportive dhe më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme te të gjithë sportistëve e sportdashësve që edhe Shtimja të ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore e sportive”.

“Sportistët tanë janë ambasadorët më të mirë të Kosovës, me sukseset e tyre të arritura në vend dhe ne arenën ndërkombëtare çdo here po na bëjnë krenar  dhe ne si Ministri e Sportit jemi të përkushtuar ta mbështesim fuqishëm sportin në vendin tonë dhe do të jemi gjithmonë afër sportisteve dhe sportdashësve”, ka thënë ministri Gashi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur për përurimin e kësaj palestre sportive. Ai përgëzoi ministrin Gashi për punën e bërë.

“Falënderojmë Ministrinë për këtë investim të jashtëzakonshëm. Jam shumë i sigurt që Shtimja ka qenë kampion i lirisë e shumë shpejt do jetë kampion edhe në sport”.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Komunës së Shtimes, Naim Ismajli  e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Shtimes. “Kjo palestër për Shtimen është jashtëzakonisht e nevojshme dhe shumë e mirëpritur nga sportistet dhe qytetarët e kësaj komune”.

Ambasadori Walker tha se: “I ndjek lajmet për Kosovën që paraqiten në lajmet ndërkombëtare dhe zakonisht ka disa lajme të këqija. Medaljet e arta në xhudo, futbollistët kosovarë që luajnë në ekipe të famshme ndërkombëtare janë lajme të mira që vijnë shpesh nga Kosova edhe në sport e kulturë që ju e keni dëshmuar”.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori