LAJMI I FUNDIT:

Për kryeministrin, shqiptarët në Maqedoni të Veriut duhet të presin edhe tre vite e gjysmë

Për kryeministrin, shqiptarët në Maqedoni të Veriut duhet të presin edhe tre vite e gjysmë

Sot BDI dhe LSDM arritën marrëveshje për formimin e qeverisë së re me kryeministër Zoran Zaev.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, kur u pyet nga gazetarët për idenë e kryeministrit shqiptar, tha se ata kishin të drejtë të ligjshme të kandidonin për kryeministër, por shtoi se nëse të gjithë barrikadojmë veten, nuk do të ishte mirë për askënd.


Sa i përket informacioneve nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për bojkotimin e punës së Kuvendit, sepse nuk është përmbushur premtimi që një kryeministër shqiptar të drejtojë vendin, Ahmeti tha se bojkoti nuk është i mirë për demokracinë.

E njëjta gjë u tha nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili shtoi se deputetët mund të kontribuojnë për qytetarët vetëm nëse janë në Parlament.

Kryetarët e të dyja partive thanë se kanë rënë dakord që qeveria e teknike të shfuqizohej, me kryeministër teknik dhe ministrat. Në vend të kësaj, në 100 ditët e fundit të mandatit, Zoran Zaev do të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe më pas kryeministri do të vijë me propozimin e BDI-së.

“Kur ta shfuqizojmë qeverinë teknike, në fund të mandatit tim katër vjeçar, 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare, të gjitha partitë do të jenë të barabartë. Me propozim të BDI-së, do të vijë kryeministri, i cili do të kryejë funksionin e kryeministrit në ato 100 ditë”, tha Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori