LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi më i madh tek iPhone i ri nuk është hardueri

Ndryshimi më i madh tek iPhone i ri nuk është hardueri

Kur përdoruesit e iPhone 14 nuk janë duke e përdorur pajisjen e tyre të re nga Apple, ekrani mezi se është “në gjumë”. Do të mbetet i ndezur duke shfaqur në mënyrë të dukshme mini-aplikacione si për shembull alarmet, takimet e bëra nga kalendari dhe rezultatet sportive që përditësohen në kohë reale .

Linja e re kryesore e Apple, e cila doli në shitje me 16 shtator, paraqet ndryshimin më të madh të bërë ndonjëherë në “lock-screen” – teksa pajisjet e shtrenjta deri më tani kanë qenë një shkretëtirë alarmesh.


Nuk është një koncept i ri, Android e ka mbështetur “always-on display” tash e disa kohë, por është hera e parë që Apple e bënë këtë, raporton CNN, përcjell Telegrafi.

Jo vetëm që është një mënyrë që t’i mbajë përdoruesit më të lidhur me pajisjet e tyre në mënyrë më pasive, nocioni i gjetjes së diçkaje të re për të bërë me hapësirën e vjetër vjen pasi konsumatorët duhet të gjejnë një arsye për të tregtuar ose blerë pajisje pa ndonjë përmirësim të madh të harduerit.

“Kjo ishte si një garazh bosh tani duke u përdorur plotësisht,” tha Dan Ives, një analist në Wedbush Securities. “Kjo do të rrisë qartë kohën e kaluar në telefon. … Ne e shohim atë si një lëvizje strategjike dhe gjeniale”, shtoi ai

Përderisa “lock screen-ët” ndërveprues janë zakonisht të kufizuar – duke lejuar një kontrollim të shpejtë të njoftimeve , orës, përkujtimeve, takimeve të caktuara në kalendar dhe shkrimit të shënimeve – Apple po shton më shumë personalizim dhe fleksibilitet në “lock screen”.

Gjithashtu do të shfaq, si për shembull, përparimin e dorëzimit të porosisë dhe arritjen e një Uber tek shtëpia e juaj – informata të cilat më herët gjendeshin vetëm brenda aplikacioneve në fjalë.

“Lock screen-i i ri” gjithashtu ofron një mënyrë për të shfaqur foto, për të zgjedhur stilet dhe ngjyrat e personalizuara të shkronjave dhe tani siguron vendosje më të mirë të njoftimeve në fund të ekranit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori