LAJMI I FUNDIT:

As ndryshimi i Kodit Penal, as amnistia e paralajmëruar nuk e përfshijnë Katica Janevën

As ndryshimi i Kodit Penal, as amnistia e paralajmëruar nuk e përfshijnë Katica Janevën

Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva nuk është e përfshirë në ndryshimet e reja të Kodit Penal, i cili për veprën “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, për të cilin u dënua Janeva, ka hyrë sot në fuqi.

Por ekipi ligjor do të përpiqet të gjejë një mënyrë që ajo të marrë lirim me kusht, të njëjtën gjë që do ta bënte Vlatko Ilievski, bashkëshorti dhe avokati i ish-ministres Gordana Jankulloska.


“Katica Janeva nuk përfshihet as me ndryshimet në Kodin Penal, as me Ligjin e paralajmëruar për amnisti. Megjithatë do të analizojmë në detaje mundësitë që ofrohen dhe do të mundohemi të kemi lirim me kusht”, thotë për A1on djali dhe avokati i saj, Lazar Janev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Haraçi”, Janeva është dënuar me shtatë vjet burg për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, që është tre vjet më shumë se dënimi maksimal me burgim për këtë vepër me dispozitat e reja të Kodit Penal, të cilat parashikojnë dënimin nga një deri në katër vjet burg. Për këtë krim më parë nuk kishte kufi të sipërm dhe dënimi minimal ishte tre vjet burg.

Nga ana tjetër, në amnistinë e paralajmëruar thuhet se nuk do të zbatohet për 10 vepra penale, përfshirë veprën “Shpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe “Marrja e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”, një nga dy veprat për të cilat në rastin “Haraçi” u dënua edhe Bojan Jovanovski – Boki 13./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori