LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi i bukurisë mes partnerëve mund ta shkatërrojë lidhjen

Ndryshimi i bukurisë mes partnerëve mund ta shkatërrojë lidhjen

Femrat që janë më simpatike se partneri i tyre, kanë më tepër gjasa të mos jenë të fokusuara plotësisht në lidhjen e tyre, dhe kërkuesit mendojnë se ato janë në kërkim të partnerëve të tjerë.

Një mashkull që gjen një të dashur mbi nivelin e tij gjithnjë merr admirimin e miqve. Por këtu nuk ka shumë për t’u gëzuar sipas një studimi të ri, sepse ka një mundësi të madhe që ajo ta shkëmbejë atë për një model më të mirë

Femrat që besojnë se janë më të pashme sesa partnerët e tyre, kanë më pak gjasa të jenë plotësisht të angazhuara dhe kanë më tepër mundësi të kërkojnë vëmendjen e meshkujve të tjerë, kanë zbuluar kërkuesit.


“Femrat që e perceptojnë veten si më tërheqëse sesa partnerët e tyre, treguan më pak interes në marrëdhëniet e tyre romantike aktuale”, thanë kërkuesit nga Universiteti i Shtetit të Konektikatit Lindor.

Femrat raportuan më pak angazhim për marrëdhëniet e tyre, si dhe më tepër mendime rreth ndarjes me partnerin, kur e vlerësuan veten si më tepër tërheqëse sesa partnerët e tyre.

Po ashtu, ato shfaqën më shumë interes në meshkuj të tjerë veç partnerit të tyre, më tepër flirtim me meshkuj të ndryshëm, si dhe shumë mundësi takimesh romantike.

Femrat tërheqëse shfaqën më shumë rezistencë ndaj sjelljes mbrojtëse të partnerit të tyre.

Meshkujt që e perceptojnë veten më pak simpatikë se partnerja, bëjnë sjellje të ndryshme për të parandaluar largimin e saj. Për shembull, ata shfaqin afeksionin e tyre në publik dhe kontrollojnë se me cilët persona e kalon kohën ajo.

Nëse një mashkull përpiqet t’i hedhë krahun në qafë të dashurës së tij në publik, për të treguar qartë se ajo i përket atij, në këtë rast, partnerja e perceptuar si simpatike ia heq dorën.

E njëjta gjë mund të thuhet për femrat që u rezistojnë përpjekjeve të partnerit të tyre që të mos kenë shumë kontakt pamor me meshkuj të tjerë. Edhe në këtë rast, femrat simpatike bëjnë rezistencë.

Për studimin, 692 femra të përfshira në lidhje romantike me meshkuj, iu përgjigjën një pyetësori online. Atyre iu desh të vlerësonin veten dhe tërheqjen fizike të partnerit dhe gjithashtu iu përgjigjën pyetjeve rreth sjelljes së tyre në marrëdhënie.

Profesoreshë Madeleine Fugere, e cila drejtoi kërkimin, tha: “Kemi zbuluar se kur femrat e perceptonin veten si më tërheqëse sesa partnerët e tyre, ato ishin më pak të kënaqura me marrëdhëniet e tyre aktuale dhe prireshin të kërkonin partnerë alternativë”.

Meshkujt, për arsye evolucionare, si për shembull për t’u siguruar se pasardhësit janë të tyret, preferojnë që partneret t’u qëndrojnë besnike, dhe për këtë arsye, mund të përdorin taktika për t’i mbajtur ato larg bisedave me burra të tjerë.

Femrat që janë veçanërisht më tërheqëse, mund t’i rezistojnë ‘mbrojtjes’ nga partneri i tyre në këtë drejtim dhe të shoqërohen me burra të tjerë. Ato e bëjnë këtë zakonisht fshehurazi, duke folur me meshkuj kur nuk i kanë partnerët afër, ose duke fshirë gjurmët e bisedave në celular.

Kërkuesit mendojnë se kjo rezistencë ndodh me qëllimin e gjetjes së një partneri tjetër dhe për t’u ndarë më pas nga partneri origjinal. Ose për të mbajtur partnerin më tërheqës ndërsa gjithashtu bëjnë për vete partnerë të tjerë.

Pyetja që mbetet është përse këto çifte do të lidheshin bashkë që nga fillimi?

“Ne nuk e vlerësuam arsyen e bashkimit të tyre në këtë kërkim, por disa gra mund të mendojnë se gjetja e një partneri çfarëdo, është më mirë sesa të jesh pa partner fare”, tha profesor Fugere.

Ose femrat mund të mos e vënë re ndryshimin e tërheqjes derisa marrëdhënia të ketë shkuar drejt fundit. Duke shkruar në revistën “Personaliteti dhe Diferencat Individuale”, kërkuesit arritën në përfundimin se kërkimi aktual tregon se partneret tërheqëse mund të mos jenë plotësisht të kënaqura për këtë bashkim të papërputhur 100 për qind.

Derisa të kryhen kërkime të tjera mbi këtë çështje, Jimmy Soul ka dhënë këshillën më të mirë deri më tani: “Nëse doni të jeni të lumtur për të gjithë jetën, mos e merrni kurrë për grua një femër të bukur”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Përveç gjokseve, ekzistojnë edhe lloje të ndryshme të penisave

Lifestyle
Kalo në kategori