LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet për Ligjin për Automjetet kalojnë edhe në Komisionin për Legjislacion

Ndryshimet për Ligjin për Automjetet kalojnë edhe në Komisionin për Legjislacion

Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit me 7 vota për ka miratuar Raportin me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete që parasheh heqjen e monopolit për homologimin e automjeteve nga vendet e BE-së.

Ani pse abstenoi, deputeti nga PDK-ja Hajdar Beqa tha se ligji bazik për Automjetet, ka nevojë për shumë ndryshime.


Por sipas tij, interes i qytetarëve është që të ndryshohen edhe neni 44 që ka të bëjë me kushtëzimet./kp/