Ministri i Financave Avdullah Hoti, me ftesë të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës mori pjesë sot në kuvendin parë të punës së kësaj Shoqate për vitin 2017, ku u diskutua për ndryshimin e politikave fiskale dhe për punën e deritashme të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Ministri Avdullah Hoti gjatë fjalës së tij falënderoi Shoqatën e Naftëtarëve të Kosovës për bashkëpunimin në fushën e fiskalizimit të plotë të pikave të karburantit dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Financave për hartimin e Pakos fiskale 2.0.
Ministri Hoti para të pranishmëve në këtë kuvend theksoi se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Financave është duke bërë përmbledhjen dhe duke analizuar me kujdes të gjitha kërkesat të cilat kanë ardhur si rezultat i takimeve me përfaqësuesit e bizneseve, Odat Ekonomike dhe shoqatat e bizneseve, për t’i pasqyruar ato në pakon fiskale 2.0. Kjo pako do të jetë edhe një dëshmi e radhës se Qeveria e mban premtimin e saj drejt përmirësimit të kushteve të të bërit biznes, që paraqet një parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Në këtë pako kemi përfshirë edhe kërkesën e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës që ka të bëjë me njohjen e humbjeve nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj si dhe kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me këtë sektor”, shtoi ministri Hoti.
Gjithashtu, Ministri Hoti në mbyllje të fjalës së tij theksoi se mbrëmë kemi marrë një lajm të mirë nga Stambolli ku Kosova e ka marrë çmimin si shteti më i mirë dhe i cili më së shumti është përkushtuar në ndryshimin e politikave fiskale dhe në krijimin e kushteve të të bërit biznes, dhe se kjo nuk do të kishte ardhur pa ndihmën e përfaqësuesve të biznesit në përgjithësi. Me këtë rast falënderoi Shoqatën e Naftëtarëve për kontributin e dhënë në zhvillimin e vendit si dhe u uroi suksese në punët e kuvendit.
Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani, duke falënderuar Ministrin Hoti për pjesëmarrje në këtë Kuvend të punës e gjithashtu për pjesëmarrjen në takimet e tjera me të gjitha bizneset për të dëgjuar për problemet dhe kërkesat e tyre, shtoi se kërkesat e bizneseve në masë të madhe po adresohen përmes pakos së re fiskale, të hartuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Berjani në emër të Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës e falënderoi Ministrin për përkrahjen dhe gjithashtu u shpreh se bashkëpunimi me institucionet dhe në veçanti me Ministrinë e Financave nuk do të mungojë asnjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Trusti i bllokuar, vazhdon të jetë pa bord

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Ma lirë s’ka – me 3 euro nga Albi Mall në qendër të Prishtinës përmes Shoferi Im dhe City Taxi

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Lionel Messi: Nga një adoleshent që i vinte turp, te "djali i keq"

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Pse u shit për 34 milionë dollarë një parcelë me rërë në Dubai?

Jurgen Klopp ka vendosur t’i dhurojë numrin 10 transferimit të tyre të madh

Musliu-Shoshi publikon disa kërcënime: Më erdhën si rezultat i deformimit të qëllimshëm nga Gërvalla

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen shtatë persona