LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet e spermës tregojnë se a do të ketë fëmija autizëm

Ndryshimet e spermës tregojnë se a do të ketë fëmija autizëm

Shkencëtarët kanë zbuluar biomarkerët në spermën e njeriut të cilët do të mund të tregojnë se a ka të ngjarë që fëmija të trashëgojë çrregullimin nga spektri i autizmit

Studimin e ri e kanë bërë shkencëtarët Universiteti Shtetëror të Washingtonit, Qendra për Kërkime Klinike në Valencia dhe Universiteti i Valencias në Spanjë, të cilët kanë zbuluar qindra zona metilimi të ADN-së në mostrat e spermës, të cilat janë të lidhura me atë se a do të ketë personi fëmijë me autizëm, transmeton Telegrafi.


Me vëzhgimin e thjeshtë se a ka pasur sperma ato zona kryesore të metilimit të ADN-së, hulumtuesit kanë mundur të parashikojnë nëse do të kishin autizëm trashëgimtarët e baballarëve të vëzhguar, madje me një saktësi prej 90 për qind.

– Këtë zbulim potencialisht mund ta përdorim për vlerësimin nëse mashkulli do të transmetojë autizmin në fëmijët e tij, thotë Michael Skinner, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Washingtonit, i cili ‘nënshkroi’ studimin.

Zonat e metilimit të ADN-së janë pjesë e gjenomit në të cilën ADN-së i është shtuar një grup metil, një nga disa mekanizmat epigjenetikë që qelizat përdorin për të kontrolluar shprehjen e gjenit. Me fjalë të tjera, ato janë pjesë të gjenomit që me sa duket përjashtohen për shkak të faktorëve mjedisorë dhe molekularë.

Studimi është botuar në revistën Clinical Epigenetics.

Është njoftuar se një ekip shkencëtarësh ka studiuar epigjenetikën e spermës në 26 burra, gjysma e të cilëve kishin fëmijë me autizëm dhe gjysma e tyre me fëmijë pa çrregullime nga ky spektër. Janë identifikuar 805 pjesë të ndryshme të metilimit të ADN-së, e cila dukej se kishte të bënte me atë nëse një baba ka fëmijë me autizëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori