LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet e mëdha të tortës së dasmës në 100 vitet e fundit (Video)

Ndryshimet e mëdha të tortës së dasmës në 100 vitet e fundit (Video)

Në videon e postuar më poshtë, është bërë një përmbledhje që i shfaqë tortat e dasmës në 100 vitet e fundit.

Mode.com tregon për një tortë të thjeshtë me krem të bardhë dhe një buqetë me lule sipër, që është shërbyer në ceremonitë e vitit 1916, transmeton Telegrafi.


Por, dhjetë vite më vonë, torta pëson ndryshim sepse është me dy nivele.

Në filmimin e bërë prej Gabrielle Feuersinger nga ‘Cake Coquette’, në vitin 1936 ka filluar të vendoset mbi torta figura e nuses dhe dhëndrit, kurse një dekadë më vonë është shtuar edhe detaji si patkoi i kalit.

Në vitin 1986 kemi të bëjmë me një tortë krejt ndryshe, që duket sikur ndonjë anije fluturuese, ndërsa më 2006 kjo ëmbëlsirë merr karakter më komik.

Shikoni si duket tortat ndër vite, si dhe të fundit që ka një model të çuditshëm me ngjyra të ndezura. /Telegrafi/