LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime të mëdha në Mercedes S-Class, për herë të parë lansohet në dy versione (Foto)

Ndryshime të mëdha në Mercedes S-Class, për herë të parë lansohet në dy versione (Foto)

BMW dhe Audi duhet të kenë kujdes të shtuar

Tashmë nuk është sekret, se Mercedes do ta prezantojë gjatë vitit që vjen një S-Class tërësisht të ri, duke vënë standard të ri në makinat e mëdha luksoze, transmeton Telegrafi.


Sipas Autocar, kjo makinë do të pësojë ndryshime të mëdha, që përfshijnë elektrifikimin e shumicës së pjesëve ndihmëse, si dhe sistemin e autopilotimit, në mënyrë që të konkurrojë me Audi A8 dhe BMW 7-Series.

Për herë të parë në historinë e këtij modeli, do të ketë dy versione të S-Class. Derisa modeli bazë do të arrijë si hibrid, versioni tjetër ka aerodinamikë shumë të madhe, pasi do të jetë tërësisht elektrik.

Thuhet se do të quhet EQ S, për të shërbyer si bazë e makinave elektrike SUV, që më nuk do të bartin emrin S-Class.

Derisa modeli hibrid nuk orfon më shumë se 100 kilometra autonomi, me një mbushje të modelit EV krejtësisht elektrik, mund të lëvizet deri në 500 kilometra.

Kjo është hera e parë, që këtij Mercedes S-Class me nivel të tretë të autonomisë, i shihet edhe enterieri, por shtresat për kamuflazh mbulojnë gjithçka. /Telegrafi/