LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në krye të kompanisë së Toyotas: Udhëheqës i markës japoneze nuk do të jetë më nipi i themeluesit

Ndryshime në krye të kompanisë së Toyotas: Udhëheqës i markës japoneze nuk do të jetë më nipi i themeluesit

Toyoda, 66 vjeç, është nipi i themeluesit të Toyotas dhe ka qenë CEO që nga qershori i vitit 2009.

Presidenti dhe CEO i Toyota Motor Corporation, Akio Toyoda do të largohet nga posti më 1 prill, për t’u zëvendësuar nga drejtori aktual i markës, Koji Sato.


Siç specifikohet, Toyoda do të bëhet kryetari i ri i bordit, ndërsa kryetari aktual, Takeshi Uchiyamada do të vazhdojë karrierën në kompani si anëtar i bordit.

Toyoda (66) është nipi i themeluesit të Toyota-s dhe është drejtor ekzekutiv që nga qershori i vitit 2009.

“Mendova se mënyra më e mirë për ta transformuar më tej Toyotën, do të ishte që të largohem dhe të marr një rol më të vogël në kompani”, tha Toyoda.

Ndryshe, marka e veturave Toyota u themelua nga Kiichiro Toyoda më 28 gusht të vitit 1937. /Telegrafi/