LAJMI I FUNDIT:

Ndriçim Xhepa, për teatrin shqiptar: Shumë shfaqje në nivelin e mediokritetit

Ndriçim Xhepa, për teatrin shqiptar: Shumë shfaqje në nivelin e mediokritetit

Është në krye të jurisë së Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit dhe flet si kritiku i munguar e teatrit. Aktori i njohur shqiptar, Ndriçim Xhepa, thotë se 30 për qind e shfaqjeve janë produkte qe duhet të duartrokiten pasi janë pare, ndërsa 70 për qind janë mesatare, nivel i dobët, e disa jo pak mediokre.

“E them këtë për gjendjen në përgjithësi të teatrit. Të shohim si do të jetë ky festival në prurje”, thotë ai.


Pjesë e këtij festivali do të jenë edhe dy takime të tjera ku veprat që do të ngjiten në skenë do të analizohen nga aktorë, regjisorë e kritikë që, së paku sipas Ndriçim Xhepës, duhet t’i thonë gjërat në sy, për të mos reaguar më pas në lidhje me vendimet e jurisë në rrjetet sociale.

Xhepa thotë se rikthimi i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit, pas 22 vjetësh – qëkur e realizonte Vangjush Furxhi – është një lajm i mirë. /Vizion Plus/